Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Makthi i Berishës nga një ndëshkim i ri amerikan

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Makthi i Berishës nga një ndëshkim i ri amerikan

Nga: Mero Baze

Sali Berisha po përpiqet t’i dalë përpara një ndëshkim të ri të mundshëm nga presidenti i SHBA, Joe Biden, i cili ka zgjeruar kompetencat e tij duke futur në listën e zezë politikanë që përfshihen në konspiracion ndaj paqes në rajonin e Ballkanit, duke shpresuar që militantët e PD ta mëshirojne ate si një njeri qe SHBA e ka sakrifikuar si “patriot” qe ka shpëtuar Kosovën nga SHBA.

Në takimin e sotëm në Fier, Sali Berisha, i cili nuk i jep shumë rëndësi faktit sa herë gënjen, i paraqiti bisedimet Serbi- Kosovë në vitin 2018, nën mbikëqyrjen e SHBA dhe këshilltarit Bolton, si bisedime nën udhëheqjen e Xhorxh Sorosit, armikut më të madh të presidentit Trump dhe ekipit të tij.

Pra Berisha e ka shumë të thjeshtë për të gënjyer një turmë pa tru. Ai shpik sikur në vitin 2018 Soros ka qenë president i SHBA, dhe jo Trumpi, armiku i tij. Pastaj pasi thotë një gënjeshtër kaq të madhe, gënjeshtrat e tjera që vijojnë  duken më të lehta për t’u pranuar.

E gjithë shpikja e kësaj gënjeshtre bëhet vetëm që ai të justifikojë një tjetër shpikje të tij, “përpjekjen e Sorosit për ta ndëshkuar për konspiracion ndaj paqes në rajon”. Në fakt, Sorosi dhe Berisha kanë qenë miq deri më 2013 dhe Sorosi ndoshta as nuk ka idenë që Berishën e ka armik, se nuk janë grindur sa herë janë takuar, por janë përqafuar, por problemi i Berishës me sa duket është makthi se ndëshkimi ndaj tij mund të avancojë duke hyrë në listën e zezë të presidentit të SHBA, pikërisht për atë që ai pretendon se ka bërë më 2018, por që në fakt, siç ka gënjyer atëhere, po gënjen dhe tani.

Fjalimi i tij në mënyrë të pazakontë është i mbushur me lajme të rreme mbi Kosovën dhe Serbin dhe raportet mes tyre, duke shpikur gjëra të cilat ai shpreson t’i përdorë si arsyetim më vonë, nëse ndëshkimet ndaj tij avancojnë.

Fakti që sot në Fier ai harxhoi gjysmë ore të shpjegonte se si Sorosi ka drejtuar politikën amerikane nën udhëheqjen e Trumpit dhe se si Berisha ka kundërshtuar Minishengenin që ka firmosur Hoti në zyrën e Trumpit, por që ai e quan të Sorosit, tregon se Berisha po i druhet një ndëshkim të ri dhe kërkon që kur ai të vijë, ky të justifikohet për shkak të “retorikës nacionaliste” që po përdor në këto takime.

Në të vërtetë, SHBA e di të vërtetën e bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës, di dhe qëndrimet e Berishës ndaj Kosovës, se i ka në dosjen e saj dhe mund të tmerrojnë çdo shqiptar kur t’i lexojë.

Ky është njeriu që në zyrën e Bill Klintonit i ka kërkuar presidentit të SHBA që Kosovës t’i japin vetëm një autonomi, “pavarësisht se çfarë kërkojnë ata” dhe këtë e ka bërë pa ja kërkuar Bill Klintoni, por që ky i fundit të mos i zinte në gojë arrestimin e Fatos Nanos dhe pesë minoritarëve grekë, si dhe problemat me drejtësinë.

Sali Berisha e ka shitur Kosovën për çdo hall të tij të vogël, deri dhe për lekët e Shkëlzenit në një tender interkonjeksioni. Përpjekja e tij për t’u dukur si viktimë e një projekti të tij kombëtar është makthi i një njeriu që e di që e pret më e keqja, por do të marrë me vete dhe budallenjtë e tij nga pas.

Në fakt më e keqja për të mund të vijë, por nuk do t’i vijë si hero që mbron Kosovën, por si një hajdut që për të vjedhur vet dhe familjarët e vet, ka shitur dhe Kosovën, si një politikan që ka tentuar me vepra të devijojë kursin perëndimor të Shqipërisë, për një aleancë me botën e terrorizmit islamik, kur u zbua nga pushteti pas prishjes me amerikanët më 1996 dhe akoma më keq, si një familje kriminale, që kanë thyer rekordin më të zi në historinë e Shqipërisë, por dhe vendeve afrikane, pasi kanë vrarë për të vjedhur.

Kot e ka që pret te ndeshkohet si njeri që po sakrifikon për kombin. Do të vdesë si një njeri që tentoi të sakrifikojë kombin për të vjedhur. Bashke me atë pjesë të familjes që do lërë pas.

Tags: mero bazesali berishaSHBA

TË LIDHURA

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
Next Post
Problemi me targat/ Çfarë thotë Marrëveshja e Brukselit?

Problemi me targat/ Çfarë thotë Marrëveshja e Brukselit?

Ilir Meta kërkesë urgjente SPAK: Të zbardhen autorët e skandalit

Serbët vijojnë protestat/Meta: Palët të kapërcejnë tensionet

Ç’është kjo seancë?KPK lexonte shkarkimin e tij, prokurori përplaset me gardën

Ç’është kjo seancë?KPK lexonte shkarkimin e tij, prokurori përplaset me gardën

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Rama: Pa certifikatën e përdorimit, asnjë ndërtim nuk do të lidhë ujë dhe drita

Shtëpitë e shitura pa hipotekë, konfiskohen!

14:57 | 09/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im i vetëm ishte vëllai i Denis Bajroviçit

Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im i vetëm ishte vëllai i Denis Bajroviçit

18:08 | 08/09/2025




TË FUNDIT

Shqipëria mban gjallë ëndrrën Botëror, mund Letoninë dhe lë mbrapa Serbinë
Sport

Shqipëria mban gjallë ëndrrën Botëror, mund Letoninë dhe lë mbrapa Serbinë

by mirseda
22:49 | 09/09/2025
0

Shqipëria ka fituar 1-0 ndaj Letonisë në “Air Albania”, duke marrë 3 pikë të arta në luftën...

Serbia arreston në kufi një shtetas të Kosovës, e akuzon për “krime lufte”

Serbia arreston në kufi një shtetas të Kosovës, e akuzon për “krime lufte”

22:42 | 09/09/2025
Siç nuk e kishim imagjinuar! Lançohet iPhone 17 me dizajn dhe teknologji të re

Siç nuk e kishim imagjinuar! Lançohet iPhone 17 me dizajn dhe teknologji të re

22:21 | 09/09/2025
Meloni: Jemi përkrah Katarit, Italia është kundër çdo përshkallëzimi në Lindjen e Mesme

Meloni: Jemi përkrah Katarit, Italia është kundër çdo përshkallëzimi në Lindjen e Mesme

21:57 | 09/09/2025
Ambasadorët në Tiranë u takuan me krerët e Drejtësisë, me pjesëmarrjen e Van Horn dhe Gonzatos

Ambasadorët në Tiranë u takuan me krerët e Drejtësisë, me pjesëmarrjen e Van Horn dhe Gonzatos

21:31 | 09/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com