Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

4 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti ka thënë gjatë takimit se ky vendim nuk është provokim, e as diskriminim ndaj askujt dhe se Policia e Kosovës ka qenë dhe është profesionale, korrekte dhe efikase.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nicholas Giacobbe, ambasadorin e Gjermanisë, Joern Rohde, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, ambasadoren e Francës, Marie-Christine Butel, zëvendës-shefin e Misionit të Italisë në Kosovë, Ugo Ferrero, dhe Përfaqësuesin e Posaçëm e Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Në këtë takim, u diskutua mbi vendimin e djeshëm rreth pajisjes me targa të përkohshme për automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti i informoi ambasadorët se në asnjë vendkalim kufitar dje dhe sot, nuk ka pasur incidente. Ai tha se vendimi i djeshëm nuk është provokim e as diskriminim ndaj askujt dhe se Policia e Kosovës ka qenë dhe është profesionale, korrekte dhe efikase”, thuhet në njoftim.

Kurti ka bërë me dije se njësitë speciale janë aty, vetëm për të mbrojtur policinë kufitare dhe vendkalimet kufitare. “Prania e tyre aktuale është aty, për shkak se dhjetëra protestues kanë bllokuar me makineri rrugët që shpijnë te pikat kufitare 1 dhe 31 e në afërsi të tyre. Policia ka biseduar me protestuesit dhe nuk i ka cenuar ata”, ka deklaruar kryeministri Kurti, duke shtuar se liria e lëvizjes është e drejtë dhe vlerë që nuk mund të shkelet.

Ai ka shtuar më tej se reciprociteti i targave të përkohshme për mjetet, ose Kosova dhe Serbia kanë të dyja të drejtë, ose e kanë të dyja gabim.

“Pra, ose do t’i mbajmë aso lloj targash të dyja shtetet, ose le t’i heqim ato edhe Kosova edhe Serbia”, theksoi kryeministri Kurti.

Ai i njoftoi ambasadorët edhe për bisedën telefonike që ka pasur mbrëmë me Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Tags: Albin Kurtikosovequintserbi

TË LIDHURA

Pas urdhrit të Ramës, Balluku kërkon dorëheqjen e 28 drejtuesve në Lushnjë
Aktualitet

Pas urdhrit të Ramës, Balluku kërkon dorëheqjen e 28 drejtuesve në Lushnjë

18:33 | 14/07/2025
Thirrja e Kryeministrit Rama, dorëheqje masive edhe në Bashkinë e Librazhdit
Aktualitet

Thirrja e Kryeministrit Rama, dorëheqje masive edhe në Bashkinë e Librazhdit

17:57 | 14/07/2025
Kontrolle me dronë dhe radarë Poliscan, mbi 3 mijë gjoba nga Policia Rrugore këtë javë
Aktualitet

Kontrolle me dronë dhe radarë Poliscan, mbi 3 mijë gjoba nga Policia Rrugore këtë javë

17:33 | 14/07/2025
Next Post
Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Artan Hoxha zbulon dosjen e “nxehtë” të SPAK: Më e fortë se Ndragheta

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë
Kuriozitete

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë

by mirseda
18:45 | 14/07/2025
0

Po, e lexove mirë! Një studim i ri shkencor konfirmon atë që shumica e vajzave e kanë...

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë

18:43 | 14/07/2025
Milan shton presionin, Jashari refuzon të stërvitet me Brugge

Milan shton presionin, Jashari refuzon të stërvitet me Brugge

18:41 | 14/07/2025
Pas urdhrit të Ramës, Balluku kërkon dorëheqjen e 28 drejtuesve në Lushnjë

Pas urdhrit të Ramës, Balluku kërkon dorëheqjen e 28 drejtuesve në Lushnjë

18:33 | 14/07/2025
Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

18:28 | 14/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com