E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë të një postimi në Twitter, ai shprehet i shqetësuar për situatën në veri, dhe u ka bërë thirrje për ulje të tensioneve.

“I informova vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Unë jam i shqetësuar dhe bëj thirrje për një zhvendosje të menjëhershme. Është e rëndësishme të zvogëlohen tensionet, të rivendoset një atmosferë paqësore dhe të lejohet liria e lëvizjes”, ka shkruar Lajçak.

Ai shprehet se janë të gatshëm për të lehtësuar bisedimet për të gjitha çështjet e hapura në dialog.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë pritur ambasadorët e QUINT-it, një ditë pas vendimit për reciprocitetin ndaj targave të Serbisë.

Në njoftimin për media, thuhet se në takim është diskutuar rreth vendimit të djeshëm të qeverisë së Kosovës. Kurti i ka njoftuar ambasadorët, se nuk ka pasur incidente në asnjë vendkalim kufitar. Kryeministri ka deklaruar se te çështja e reciprocitetit ose kanë të drejtë të dyja shtetet, ose e kanë gabim të dyja.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...