Me kalimin e orëve, situata me pandeminë po përkeqësohet edhe më shumë. Në 24 orët e fundit është përmirësuar gjendja me infektimet, por një trend rritës është ajo e personave që kanë humbur betejën me Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 6.310 testime, 489 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 viktima. Sot janë shëruar 859 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 124.711.