Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pas të hënës, Basha përjetëson fronin e kryetarit të partisë

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Basha tregon 3 detyrat që do të bëjë në qeveri për vaksinimin

Nga: Artur Ajazi

Ditën e hënë pasdite, Partia Demokratike ka njoftuar se do të mbledhë Këshillin Kombëtar, me rend dite, konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar, zgjedhja e kryetarit të Këshillit Kombëtar, zgjedhja e kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë, e kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës,e Komisionit Zgjedhor dhe të Bordit Financiar të PD.

Gjithashtu do të bëhet edhe konturimi i përbërjes së kryesisë së Grupit Parlamentar dhe caktimi i drejtuesve te Departamenteve të Këshillit Kombëtar. Njoftimi duket sa burokratik aq edhe i zakonshëm, prej të cilit çdo njëri prej “kongresmenëve” të asaj partie do të votojë symbyllurazi çdo mendim dhe propozim të kryetarit. Kësisoj, Lulzim Basha pas të hënës duke zgjedhur të vetët, servilët, matrapazët dhe shpifësit e tij në strukturat e reja, do të përjetësojë fronin e kryetarit të Partisë Demokratike.

Pas të hënës, nga ajo parti pritet të largohen shumica e emrave që po i bëhen “ferrë” kryetarit në misionin e tij (anti)opozitar.Pas të hënës, Lulzimi do të ndjehet se ka në dorë “frenat dhe timonin” e asaj partie, me të vetmen pengesë (jo dhe aq serioze) mënjanimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD. Kur duhen edhe pak ditë nga hapja e sesionit të ri Parlamentar, dhe opozita e vjetër dhe ajo e re përzierë bashkë, do të zërë aneksin e saj në sallë, duket qartazi se Lulzim Basha nuk ka gjasa të ndalë fare rrakapjekthin e partisë tij. Ai mjafton të qëndrojë kryetar, mjafton të mos ketë zëra kundër, mjafton të votohet dhe mbështetet  nga  99.99 per qind të atyre që ka zgjedhur dhe emëruar vetë, kurse të tjerat nuk i interesojnë. Partia Demokratike ka qenë dhe do të mbetet partia e pazareve, bizneseve, klaneve dhe kurtheve për cilindo që guxon të kërkojë  sot dhe nesër llogari “pse humbëm, kush ishte shkaku, të largohet shkaktari, të ribëhet partia” dhe kërkesa të tjera që për një parti politike në pluralizëm është diçka krejt normale.

Pas të hënës “pashai” i Partisë Demokratike do të ndjehet me “këmbë në tokë” dhe i sigurtë, jo sepse ka larguar “nishanët” e panevojshëm, por sepse duke përjetësuar fronin, ai ka rrugën e hapur të 3- fishojë numrin e vilave, pasurisë, ka rrugën e hapur të nisë lëvizjet  (dhe jo aksionet opozitare) dhe goditjet ndaj “oligarkëve” për tu rrjepur ca para, e ka rrugën e hapur për të justifikuar humbjet e tjera në 2025, në 2030, dhe me rradhë.

Duket se Lulzim Basha, do të mbretërojë gjatë (ndoshta sa Sali Berisha) në krye të Partisë Demokratike, ndaj i duhen struktura të sigurta, që ti thonë “lepe-peqe” edhe kur të braktisë Parlamentin, edhe kur të ushtrojë nesër dhunë ndaj institucioneve siç bëri, edhe kur të braktisë apo mos njohë rezultatin zgjedhor. Ai pas të hënës, do të jetë “triumfuesi, fituesi, shpresa dhe frymëzuesi” i vetëm i një partie fantazëm, e cila kurrë nuk u bë demokratike, i lirë, e pavarur nga “UNI” kryetarit, e cila kurrë nuk u bë konkurente e denjë elektoralisht për ti besuar pushtetin. Pas të hënë, Lulzimi do të “flerë gjumë” më i qetë se kurrë, se ka siguruar përjetësinë e fronit, dhe të mirat që do ti vijnë pas tij……edhe pse do të drejtojë një ngrehinë dhe jo parti politike.

Tags: Artur AjazibashaPD

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post

Hieroglifet e Egjiptit të lashtë, kur përdoreshin dhe si janë dëshifruar

Nëse kryeministri Rama do të merrte sygjerime nga populli për mandatin e tretë…

Kanadaja, vendi i fundit që përfundon fluturimet e evakuimit







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026




TË FUNDIT

Situatë e qetë në kampin e muxhahedinëve
Aktualitet

Situatë e qetë në kampin e muxhahedinëve

by mirseda
19:15 | 02/04/2026
0

“Pas lajmërimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë për një sulm të mundshëm të elementëve të opozitës iraniane...

Çmime rekord për Kupën e Botës 2026, një biletë kushton sa një makinë

Çmime rekord për Kupën e Botës 2026, një biletë kushton sa një makinë

18:59 | 02/04/2026
Trump: Shkatërruam urën kryesore, Irani të bëjë marrëveshje para se të jetë vonë

Trump: Shkatërruam urën kryesore, Irani të bëjë marrëveshje para se të jetë vonë

18:55 | 02/04/2026
Britania e Madhe: Irani ka marrë peng Hormuzin

Britania e Madhe: Irani ka marrë peng Hormuzin

18:47 | 02/04/2026
“Do ju vras”/ 35-vjeçari merr peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë

“Do ju vras”/ 35-vjeçari merr peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë

18:37 | 02/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com