Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Basti elektoral i Biden-it me Afganistanin

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Eduard Zaloshnja

Biden beson se amerikanëve të thjeshtë nuk ua ndjen fort për Afganistanin. Ose, për të qenë më të saktë, nuk do t’ua ndjejë fort më 2022 (dhe më 2024), kur të zhvillohen zgjedhje në SHBA (kongresuale e presidenciale). Ai dhe njerëzit rreth tij nuk e thonë këtë gjë haptazi, kuptohet. Por çdo sinjal publik që po lëshojnë ata, tregon qartazi se nuk besojnë se rrëmuja e javëve të fundit në Afganistan do të luajë rol në votimin e amerikanëve të thjeshtë pas një viti apo pas tre vjetëve.

Geoffrey Skelley shkruante në portalin “Five Thirty Eight” se “deri ditën që Talibani mbërriti në Kabul, shumica e amerikanëve e mbështesnin vendimin e Biden-it për tërheqjen e trupave nga Afganistani – këtë tregonin sondazhet e zhvilluara gjatë korrikut dhe javët e para të gushtit”.

Në fakt, mesatarja e sondazheve të kryera deri në mes të gushtit tregonte një diferencë prej 30 pikësh mes atyre që donin tërheqjen e menjëhershme të trupave amerikane nga Afganistani dhe atyre që nuk e donin. Por pas pamjeve dramatike të afganëve që kacavirreshin për të hipur në avionët amerikanë të transportit në Kabul, opinioni publik ka ndryshuar në SHBA. Sipas një sondazhi të fundit të NBC, 6 ndër 10 amerikanë nuk kanë opinion pozitiv për mënyrën sesi administrata Biden po e menaxhon tërheqjen nga Afganistani. Sipas një sondazhi të fundit të CBS, rreth 44% mendojnë se tërheqja është bërë shumë keq, ndërsa 30% disi keq. Ndërkohë, opinioni pozitiv për punën në përgjithësi të Presidentit Biden ka rënë për herë të parë nën nivelin 50%.

Sidoqoftë, pavarësisht këtyre numrave të sondazheve – dhe kritikave të forta jo vetëm të republikanëve, por edhe të demokratëve të tyre – Biden dhe njerëzit rreth tij nuk duken të shqetësuar. Ja ç’shkruante Axios këto ditë: “Shtëpia e Bardhë po e neglizhon Afganistanin në aktivitetet jashtë Uashingtonit, duke shpresuar që votuesit do të përqendrohen në planet Biden për shpenzime të rritura buxhetore, sidomos në infrastrukturë dhe ndihmë sociale”

Kevin Collins, një strateg politik demokrat, e përmbledh kështu strategjinë elektorale të Biden-it: “Për mirë a për keq, amerikanët e thjeshtë nuk e vrasin shumë mendjen për politikën e jashtme, në qoftë se jeta e qytetarëve amerikanë nuk rrezikohet. Në qoftë se të gjithë amerikanët evakuohen nga Afganistani, numrat në sondazhe pas një viti nuk do të ndikohen nga ç’po ndodh sot në Kabul. Fati i zgjedhjeve më 2022 nuk do të përcaktohet nga Afganistani, por nga ecuria e pandemisë Covid-19 dhe e ekonomisë”.

Është një bast elektoral jo pa rreziqe ky, sidoqoftë. Në qoftë se situata në Afganistan degjeneron keq ose akte terroriste kryhen nga grupe me bazë në Afganistan, një menaxhim i mirë i pandemisë dhe ekonomisë nuk do të mjaftonte për ruajtjen e kuotave të Biden-it në sondazhe dhe ruajtjen e epërsisë demokrate në Kongres…

Tags: Eduard ZaloshnjaJoe BidenSHBA

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post

Kina hedh një hap pas: S'do ndërhyjmë në punët e brendshme afgane

Si funksionon qeverisja nën Sheriatin?

Si funksionon qeverisja nën Sheriatin?

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për sot







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

Bardhi: Rama nuk është më i lirë, zbaton urdhrat e të pandehurës Balluku
Aktualitet

Bardhi: Rama nuk është më i lirë, zbaton urdhrat e të pandehurës Balluku

by mirseda
11:37 | 27/02/2026
0

Kreu i grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi nëpërmjet një reagimi në Facebook, shprehet se emërimi i...

Një ditë pas ndryshimeve në kabinet, Rama mbledh këtë të premte qeverinë

Një ditë pas ndryshimeve në kabinet, Rama mbledh këtë të premte qeverinë

11:20 | 27/02/2026
Foshnja ndërroi jetë pas lindjes në Durrës,Zbardhen detaje fetusi shfaqi probleme me rrahjet ezemrës

Foshnja ndërroi jetë pas lindjes në Durrës,Zbardhen detaje fetusi shfaqi probleme me rrahjet ezemrës

11:18 | 27/02/2026
SHBA-Iran në telashe pas takimit të pafrytshëm në Gjenevë

SHBA-Iran në telashe pas takimit të pafrytshëm në Gjenevë

10:31 | 27/02/2026
Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas/ Bllokohen 3 km në të dyja anët e segmentit

Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas/ Bllokohen 3 km në të dyja anët e segmentit

10:02 | 27/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com