Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

A po flet Berisha edhe në emër të Bashës?

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
A po flet Berisha edhe në emër të Bashës?

Nga: Plator Nesturi

Daljet mediatike të Berishës vërtet përbëjnë lajm, por gjithësesi pak elementë të panjohur kish në konferencën e tij të fundit. Madje dhe surpriza nuk kish. Qëndrimin e tij për padinë në gjykatat franceze, ish-kryeministri i shpallur non grata nga sekretari i Shtetit Blinken, e kish bërë të qartë prej kohësh. Po ashtu dhe vendimi për të qenë pjesë e parlamentit shqiptar duke hyrë në sallë si deputet i PD, ish deklaruar prej disa javësh nga Berisha. Që në ditën e Kongresit të PD ku u prit me brohorima nga delegatët, pak kohë asi ish shpallur non grata.

Elementi i vetëm i ri ishte qëndrimi i ashpër ndaj kryediplomates së SHBA në Tiranë pas deklaratës së saj në oborrin e PD ku i bënte thirrje Bashës për të mbajtur qëndrim dhe për ta ndarë rrugën e PD nga ajo e Berishës, për të cilin vendi në parlament nuk duhet të jetë me statusin e deputetit të PD. Berisha, siç pritej e sulmoi ashpër për këtë qëndrim të hapur të ambasadores për fatin e tij si deputet, por dhe për editorialin e saj në media. Tek kjo e fundit për ta treguar të njëanshme për qëndrimin ndaj zgjedhjeve dhe njohjen e rezultatit të 25 prillit.

Gjithësesi, deklarata e Berishës dhe pozicionimi i tij nuk përbëjnë surprizë përderisa ka një damkosje nga Departamenti i Shtetit gjë për të cilën ka hapur dhe luftë. Në këtë rast ai thjesht shfrytëzoi mundësinë për të ripërsëritur vendimin për padinë në gjykatën franceze dhe për vajtjen e tij në parlament. Ajo çfarë ishte e re në konferencë, ishte miklimi dhe falenderimi që i bëri Bashës që i paska kërkuar ambasadores “dokumenta e prova për akuzat e SHBA mbi Sali Berishën për shpalljen “non-grata”. Berisha përshëndeti qëndrimin e deritanishëm të kreut aktual të PD dhe duket i kënaqur nga pasuesi i tij. Ky falenderim vjen ndërkohë që Basha ka tre muaj që hesht për këtë çështje. Ka tre muaj që asnjë institucion në PD nuk ka marrë në analizë rastin Berisha dhe të ketë një qëndrim se cili do të jetë pozicionimi i partisë lidhur me ish liderin non grata. Ndërsa ka një gojëqepje në PD, a mund të besosh se Berisha në konferencën e djeshme ka folur edhe në emër të Bashës?

Mesa kuptohej në këtë periudhë Basha ka qenë i pafuqishëm ti dalë përballë Berishës, ndonëse distancimin ndaj tij duket se ua ka premtuar ndërkombëtarëve. Kjo pritshmëri e Bashës ndoshta vinte pse vetë Berisha do ta gjente vetë një zgjidhje daljeje, dhë kështu nuk do i bënte pis duart.

Por Berisha foli siç di ai të flasë, luftë ndaj gjithkujt për këdo që e ka prekur. Dhe për këtë nuk ngurron të përdorë as PD dhe as Bashën. Ndaj, çfarë pritet të shohim është nëse kreu i PD do të mbetet në vorbullën e Berishës apo do e ndajë fatin e tij nga ish lideri./ fjala.al

Tags: bashaBerishaPlator Nesturi

TË LIDHURA

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Next Post
Greqi/Flakët “skuqin” plazhin, njerëzit hidhen në ujë nga frika

Greqi/Flakët "skuqin" plazhin, njerëzit hidhen në ujë nga frika

SPAK merr vendimin për ish gjyqtaren dhe mjekun Edvin Prifti

SPAK merr vendimin për ish gjyqtaren dhe mjekun Edvin Prifti

Goran Bregoviç/ Ngjela: Muzika është universale, por teksti terrorist

Goran Bregoviç/ Ngjela: Muzika është universale, por teksti terrorist







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com