Një 30-vjeçare ka tentuar që ti jepte fund jetës duke u vetëdjegur me benzinë. Kjo ngjarje është shënuar në Pogradec
Sipas të dhënave paraprake, e reja, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije, është në gjendje të rëndë. Për fat të keq, ajo ka pësuar djegie të shkallës së 3-të, ndërkohë pritet nisja e saj me helikopter drejt Tiranës.
Paraprakisht dyshohet nga burime jo zyrtare se ngjarja të ketë ndodhur për shkak se ajo vuante nga depresioni.