E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Drejt vaksinimit të detyrueshëm? Çfarë vendimi është marrë për shkollat

Në konferencën për shtyp të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka dhënë komentin e saj se si mund të procedohet me shkollat në muajin shtator. Ajo tha se një vendim i tillë, do të merret në varësi të situatës epidemiologjike. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ajo u shpreh se s’ka asnjë arsye që shkollat të mos fillojnë normalisht, në një kohë kur mësuesit janë vaksinuar.

“Të gjitha vendimet ne i marrim me situata konkrete epidemiologjike, nëse do vijojmë me të njëjtën situatë. Nuk ka asnjë arsye që shkollat mos fillojnë normalisht, sikurse do të fillojë, aq më tepër që arsimtarët janë vaksinuar. Shumica e fëmijëve kanë personat me të cilët jetojnë të vaksinuar. Por do të shikojmë se si do të jetë situata epidemiologjike dhe në varësi të saj do të jetë vendimi për shkollat”, u shpreh Rakacolli.

Komiteti Teknik u pyet nga gazetarët nëse pritet të vendoset me detyrim vaksinimi në vendin tonë, pas konfirmimit të variantit Delta. Zv./ministrja Mira Rakacolli u shpreh se nga ditët e vaksinimit masiv, është vënë re një sensibilizim i lartë mes të rinjve që kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Të rinjtë duket se janë më hezituesit. Si do i bindni për t’u vaksinaur me të dyja dozat, a do shkojmë drejt vaksinimit të detyrueshëm?

Mira Rakacolli: Pavarësisht mesazheve që jepen nga Ministria, duhet të transmetohen nga gjithë shoqëria për rëndësinë e madhe që ka vaksinimi.

Në të dhënat që ne kemi, duke qenë se ka qenë me fasha moshore vaksinimi, në vaksinimin e hapur numri i të rinjve që janë paraqitur pranë qendrave të vaksinimit, krahasuar me më parë është i mirë, mendoj që të rinjtë tanë e kanë kulturën shëndetësore dhe të vaksinimit e jam e bindur që s’do ketë problem për Shqipërinë e nuk besoj se do shtrohet për Shqipërinë problemi i vaksinimit të detyruar, se të rinjtë do e bëjnë, se e kuptojnë që duhet ta bëjnë.

Lexo edhe :   VIDEO/Përplasja Kosovë-Shqipëri për idenë e "Open Balkan"
Lexo edhe :   13.5% e shqiptarëve nuk plotësojnë nevojat për ekzaminim mjekësor

Albana Fico: Mos harrojmë që ne vijmë, jemi në situatën e një vendi që ka një traditë të mirë e të matshme të asaj që quhet mbulesa vaksinale, nga një sistem që programi i vaksinimit është për t’u marrë shembull dhe mbulesa vaksinale aktuale tregojnë që nuk jemi në vështirësi. T’u japim shansin të rinjve nëpërmjet ditëve të vaksinimit, të shkojnë se ka dhe një bekgraund historik të kësaj çështje.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Serbët bllokojnë rrugën, pas vendimit të Kosovës për reciprocitetin e targave

Mëngjesin e sotëm, në pikat kufitare policia e Kosovës u ka hequr targat të gjitha makinave nga Serbia, dhe i ka pajisur me targa...

Reciprociteti i targave/Kurti: S’ka për qëllim destabilizimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur nga Kuvendi për reciprocitetin e vendosur për targat e automjeteve. Gjatë seancës së sotme parlamentare, Kurti theksoi...

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...