Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Vlora proteston edhe për kullat e Tiranës

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Refuzimi i Drejtësisë si qëndrim nacionalist

Nga Enton Abilekaj

Ata që thonë se vlonjatët e meritojnë dhunën e Edi Ramës meqë i dhanë 8 mandate, ose dy të tretat e mandateve të qarkut, duhet të ndajnë mendjen, a mendojnë se zgjedhjet ishin të rregullta apo jo.

Edhe sikur të ishte kështu, ajo që e përcakton raportin e qytetarit me qeverinë nuk është preferenca politike, vota, por kontrata detyruese që rregullon marrëdhëniet, taksat. Nëse paguajnë taksat, ose ua marrin me presion, kanë të drejtën të kërkojnë shërbimin, që në këtë rast është qeverisja e përgjegjshme.

Kjo është beteja sot në Vlorë. Nuk ka lidhje nëse ata janë me PD, me PS apo kundër të gjithëve. Ky këndvështrim do ta shkatërronte të vërtetën që u shpalos me Himnin e Flamurit mbrëmë në 21:45 në Lungomare. E vërteta është që kontrata me qytetarët është prishur në favor të një shteti personal të Edi Ramës, që e ka kthyer Shqipërinë në pronë private.

Pronarët e hoteleve, restoranteve dhe bareve në Vlorë, duke u nisur vetëm nga emergjenca e tyre, po shpalosin këtë të vërtetë, po denoncojnë një qeverisje që nuk ka asnjë ide se si funksionon puna e ndershme, sepse punon me dhe për oligarkët dhe organizatat e dyshimta që pastrojnë paratë.

Historia fillon me një masë që në dukje është e drejtë. Qeveria e ka kufizuar orarin e muzikës deri në orën 22:00 dhe orarin e lëvizjes deri në 24.00. Situata pandemike, e ka detyruar çdo qeveri në të gjithë botën, edhe në Europë, edhe në shtetet me turizëm shumë të zhvilluar, të marrin masa kufizuese.

Ora 24:00 është limit edhe në Greqi. Shtete të tjera si Italia, pothuajse nuk pranojnë fare turistë. Kufizimet, disa më të ashpra, disa më të buta, janë normalitet tashmë gjithandej.

Në këtë kontekst protesta e bizneseve të vogla, të mësme dhe të mëdha të Vlorës, duket e tepruar. Nëse tabloja e shteteve të tjera do të tregohej kaq e paplotë sa dëshiron qeveria. Sepse vërtet bizneset janë të detyruar të zbatojnë masat, por për çdo kufizim dëmshpërblehen ose kompensohen nga qeveritë për humbjet. Sa më të ashpra kufizimet, aq më të larta kompensimet dhe dëmshpërblimet.

Shtetet e bazuara në iniciativën e lirë dhe të ndershme, i trajtojnë bizneset e të gjitha niveleve si prioritarë, përderisa janë ata që punësojnë shumicën e njerëzve dhe paguajnë shumicën absolute të taksave që mbushin arkën e përbashkët.

Injorimi i këtij fakti, shtrëngimi i masave deri në falimentimin e këtyre bizneseve, tregon që ky biznes nuk është në planet e qeverisë. Ai po zëvendësohet me shpejtësi, jo vetëm në Vlorë, jo vetëm në bregdet, jo vetëm në Turizëm, me një biznes tjetër, që nuk pyet për masa, nuk pyet për kufizime dhe as për fitime të drejtpërdrejta.

Ndërsa bizneset e ndershme vuajnë, falimentojnë, mbyllen, shiten nga pronarët që ikin nga vendi, ose mezi mbijetojnë me shpresën se do të marrë fund kjo politikë, ndërtime madhështore, hotele të shtrenjta, fshatra turistikë mbijnë çdo muaj në bregdet. Ky zhvillim i pashpjegueshëm, që në pamje të parë duket sikur është shenja e shndërrimit të Shqipërisë në “kampionen e turizmit” në Ballkan, në fakt është i njëjti me atë që shpërfaqet në Tiranë me kullat e pajustifikuara.

Oligarkët që ndryshuan ligjet për të rrëmbyer pronat në bregdet, për të marrë statusin e investitorit strategjik edhe për fshatrat turistikë që nuk kanë lidhje me hotelerinë, janë burimi i parë i këtyre ngrehinave pa bukuri, pa projekt dhe pa plan-biznesi. Paratë e pista të krimit të organizuar janë burimi tjetër, që nuk pyet gjithashtu, as për pronarët, as për lje ndërtimi, as për fitimet e drejtpërdrejta nga investimi.

Kështu po betonizohet edhe në Jug një ekonomi shkatërrimtare, që po rrezikon të ardhmen e turizmit, kështu po betonizohet në gjtihë vendin një ekonomi informale që shkatërron biznesin, barazinë e mundësive, iniciativën e lirë. Ky kapitalizëm kriminal, i orientuar nga Edi Rama, nuk i ndien masat kufizuese, as taksat, as uljen e shpenzimeve të turistëve për shkak të orareve. Ky e shkatërron çdo koncept të konkurrencës, falimenton ata që bëjnë vërtet biznes në shërbim të një grupi ekonomik, që me mjete të dyshimta po kap vendin. Kjo qeverisje po denoncohet sot në Vlorë./Dosja.al

Tags: Enton Abilekajopinionprotestavlora

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Kinë, regjistrohet viktima e parë nga virusi i rrallë ”Majmuni B”

Kinë, regjistrohet viktima e parë nga virusi i rrallë ''Majmuni B''

Fuga ironizon largimet nga politika: Më hapin barkun

Katër përballjet me të vërtetat

Studimi/ Meteori 4.6 miliard vjeçar, mund të zbulojë origjinën e jetës në Tokë

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com