E hënë, 24 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

Kinë, regjistrohet viktima e parë nga virusi i rrallë ”Majmuni B”

Një veteriner kinez ka vdekur pasi ishte infektuar me virusin e njohur si “Monkey B”. Viktima, 53 vjeç, është rasti i parë i dokumentuar i sëmundjes në Kinë, pasi dy kontakte të ngushta të tij, një tjetër doktor dhe një infermiere, rezultuan negativë për virusin.

Sipas Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), burri u sëmur në Mars pasi disektoi dy majmunë të ngordhur, shkruan media britanike Metro.

Ai kishte shfaqur simptoma si të përziera, të vjella e temperaturë, dhe kishte vdekur rreth një muaj më vonë më 27 maj, sipas raportit zyrtar të publikuar këtë fundjavë. Virusi Monkey B, ose virusi herpes B siç njihet gjithashtu, është i përhapur në mesin e majmunëve makaka.

Shpesh është vdekjeprurëse kur përhapet te njerëzit, megjithëse kjo është jashtëzakonisht e rrallë. Sipas CDC të SH.B.A.-së janë raportuar vetëm 50 infeksione në njerëz globalisht, dhe 21 prej tyre vdiqën.

Shumica u infektuan pasi u kafshuan nga një majmun, ose kur lëngjet nga një majmun u derdhën në lëkurën e tyre. Në vitin 1997, një studiues vdiq nga infeksioni i virusit B pasi lëngu trupor nga një majmun i infektuar iu derdh në sy.

Artikulli i medias britanike
Artikulli i medias britanike

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Nis hakmarrja pas përgjimeve, Tatimet ‘mësyjnë’ te bizneset e Armand Dukës

Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliaj, ka marrë zotimin për të "pastruar futbollin". Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për...

Kriza në Ukrainë, NATO rrit praninë e saj

Aleatët e NATO-s po vendosin forcat në gatishmëri, dhe po dërgojnë anije shtesë dhe avionë luftarakë në Evropën Lindore, tha organizata të hënën. Këto...

FSHF i nxori audio-përgjimin, Veliaj: U qëndroj një për një atyre që kam thënë!

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas publikimit të audio-përgjimit të publikuar sot nga Federata Shqiptare e Futbollit, në të cilën...

1100 mësues të infektuar, Ministrja e Arsimit flet për mbylljen e shkollave

Aktualisht në Shqipëri janë 1100 mësues të konfirmuar me Covid-19, dhe 1600 nxënës. Përpos situatës së rënduar me pandeminë, shtohet edhe frika për gripin...

Zgjedhjet e nxehta të 6 marsit, 10 pritshmëritë për 6 bashki

Nga: Roland Qafoku Vendimi për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit më shumë duket si një pushim i detyruar i kërkuar nga trajneri në...