Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Uaa do na marrë SPAK-u në pyetje..”, kryebashkiaku ‘fundoset’ nga përgjimet

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Uaa do na marrë SPAK-u në pyetje..”, kryebashkiaku ‘fundoset’ nga përgjimet

Pak ditë nga arrestimi i grupit të zyrtarëve të Bashkisë Lushnje dhe kryebashkiakut Fatos Tushe, në media janë publikuar sot fragmente nga dosja hetimore e SPAK. Në këto përgjime dëshmohet se si janë alarmuar vartësit e Fatos Tushes, pas nisjes së hetimeve. Kryebashkiaku i shkarkuar i Lushnjes, Fatos Tushe, i cili u vu në pranga në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga SPAK, është pjesë e telefonatave. Punonjësit e Bashkisë alarmohen edhe më tepër kur në zyrë iu vjen një shkresë nga SPAK. “Uaa do na marrë në pyetje SPAK”, shprehet ndër të tjera Blerta Turku, juriste pranë Ndërmarrjes së Pasurive Publike në Bashkinë Lushnje.

Ajo flet me dikë në telefon dhe mes tyre zhvillohet kjo bisedë:

Blerta: Uaa do na marrin në pyetje ata të SPAK..e di si jam bërë?

Personi: Çfarë thua?! Për çfarë?!

Blerta: Për atë dosjen që morën..e di si jam bërë? Se vetëm ne që kemi vendosur kriteret do na pyesin..uaa do na marrë SPAK-u në pyetje?

Më pas, Blerta Turku telefonon epron e saj Flamur Peqini, duke e njoftuar për ardhjen e një shkrese nga SPAK dhe nëse duhej ta firmoste apo jo.

Mes tyre zhvillohet kjo bisedë:

Flamur Peqini: Hë Blerta..

Blerta Turku: Drejtor..se tani po vij te zyra unë..por ka ardhur një shkresë nga policia, nga SPAK-u për të na marrë në pyetje në datë 10..mua..Bardhin..Ilvën..ta firmos?

Flamur Peqini: Në datë 10..e mirë se po vij unë aty..ka ardhur shkresa aty? E mirë..se këtu jam unë me kryetarin..

Gjatë përgjimeve, sipas SPAK, Blerta Turku shprehet se kanë bërë 20 herë mbledhje në lidhje me marrjen në pyetje të asaj dhe kolegëve nga SPAK, dhe se iu është thënë se çfarë duhet të deklarojnë. Madje, në njërën prej bisedave ajo shprehet se sipas Peqinit, iu ka dalë garant Fatos Tushe se nuk do të ndodhë asgjë.

Mes Turkut dhe kolegut të saj zhvillohet kjo bisedë:

Blerta Turku:  Është një polic që ka sjellë shkresa si persona që mund të kenë në dijeni
Kolegu: Kush do pyetet tjetër
Blerta Turku: Unë, Ilva dhe inxhinieri
Kolegu: Po ajo çne?
Blerta Turku: Është njësi ajo
Blerta Turku: Po, po, por duhet të shkoj në Tiranë
Kolegu: Ti?
Blerta Turku: Ne të tre që na kanë thirrur si persona që mund të kemi dijeni, të mërkurën në orën 11 te SPAK-u, mua thjesht s’më vjen mirë, po s’kam gjë, jam e qetë për punën që kam bërë
Kolegu: Ajo ka rëndësi, habitem ç’ne që ju ngeli vetëm ju përgjegjësia
Blerta Turku: Ne nuk jemi nën hetim, jemi persona që mund të kemi dijeni, pastaj thirren ata se mund të kenë qenë në përgjim
Kolegu: Ashtu po, po dijeni për çfarë se nuk dihet se për ça ju pyesin atje, më kupton
Blerta Turku: Thanë mos kini merak, mos e diskutoni as në familje thanë, të mos shqetësohen kot
Kolegu: Kush tha?
Blerta Turku: Drejtori dhe ai miku jot
Kolegu: Epo mirë
Blerta Turku: Na kanë bërë 20 herë mbledhje, gjoja ça të themi atje
Blerta Turku: … Neve na ka dalë Fatosi garant, garant.

Arrest me burg:

Fatos Tushe, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lushnjë
Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë
Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk
Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk
Gazmend Çela, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Bektash Nexha, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Në arrest shtëpie:

Margarita Gjermeni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Andri Musho, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Ani Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Xhemal Hasko, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Tags: fatos tushepergjimet

TË LIDHURA

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

22:37 | 14/02/2026
ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese
Aktualitet

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali
Aktualitet

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Next Post

Izraeli shkatërron shtëpinë e vr*sësit të dyshuar afër Ramallahut

Për ata që po dalldisen nga ethet e rreme zgjedhore

Fundi i një mandati parlamentar dhe 7 leksione demokracie

Euro 2020/ Jorginho, episodi nga fillimi i karrierës që kulmoi me Championsin

Euro 2020/ Jorginho, episodi nga fillimi i karrierës që kulmoi me Championsin







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com