Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Senatorja amerikane Ernst paralajmëron për rritjen e ndikimit rus në Ballkan

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Senatorja amerikane Ernst paralajmëron për rritjen e ndikimit rus në Ballkan

Senatorja amerikane nga shteti i Ajovës, Joni Ernst, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se rajoni i Ballkanit Perëndimor është i rrezikuar jashtëzakonisht shumë nga ndikimi dhe propaganda ruse.

Duke folur për Kosovën, senatorja Ernst tha se shpreson se shumë shpejt do të arrihet një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë, ndërkohë që shtoi se mbështet faktin që Kosova të ketë ushtrinë e saj, ushtri kjo që mund të kontribuojë në paqe jo vetëm në rajon, por edhe në skenën ndërkombëtare.

Senatorja Ernst ka shërbyer për mbi 23 vjet në Ushtrinë amerikane dhe po ashtu është gruaja e parë, veterane e ushtrisë, që u zgjodh në Senatin amerikan.

Sipas saj, ndikimi rus është duke u rritur në Ballkanin Perëndimor, veçmas ne Serbi, shtet të cilit i bëri thirrje që të rreshtohet me shtetet perëndimore.

“Ajo (Serbia) duhet të shkëputet, dhe shpresoj që të kthehet nga Perëndimi dhe që të shohin mirëqenien dhe prosperitetin që vjen duke u bërë aleate më e mirë me NATO-n apo duke u afruar më shumë me kombet në Perëndim. Sigurisht se do t’i kishin punët shumë më mirë nëse do të largoheshin nga Rusia”, deklaroi Ernst.

Gjatë fundjavës Ernst qëndroi në Kosovë dhe për propagandën ruse tha se është folur edhe në takimet që ka pasur me zyrtarët kosovarë.

Ernst është takuar me presidenten Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca, kryeministrin, Albin Kurti si dhe me përfaqësues të tjerë politikë e ekonomikë.

Duke folur për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Ernst tha se një marrëveshje në mes të të dyja vendeve është e rëndësishme.

“Marrëveshja që do të jepte stabilitet rajonal dhe një gjë e tillë është shumë e rëndësishme. Nëse ne duam që edhe Kosova dhe Serbia të lëvizin përpara, të zhvillohen ekonomikisht, të punojnë me shtetet e tjera, ndoshta edhe t’i bashkohen NATO-s, duhet që ato bisedime të shkojnë mirë, duhet që dialogu të funksionojë. Dhe sigurisht, duke pasur Kosovën shtet simotër me Ajovën, si partneren tonë, ne duam ta shohim Kosovën që të ketë sukses dhe të mbijetojë dhe të ja dalë në të ardhmen”, tha Ernst.

E pyetur rreth faktit nëse Kosova mund të anëtarësohet në një të ardhme të afërt në Aleancën Veriatlantike të NATO-s, Ernst tha se kjo gjë duhet të ndodhë dhe se Kosova është në rrugë të mbarë.

“Kosova e ka mundësinë që të bëhetanëtare e NATO-s. Unë e di që kjo mund të jetë një synim më afatgjatë, një ditë prej ditësh, si dhe duhet punuar me shtetet që nuk e njohin Kosovën. Por, sërish do të duhen diskutime, dialog, bashkëpunim për të arritur tek ajo pikë, por unë mendoj se Kosova do të përshtatej shumë mirë me strukturën e NATO-s”, tha Ernst.

“Askush nuk duhet që të shqetësohet nga Ushtria e Kosovës”

Ernst tha se është mbështetëse e fortë e faktit që Kosova të ketë ushtrinë e saj.

“Unë jam mbështetëse shume e madhe e faktit që Kosova të këtë ushtrinë e saj dhe unë e di që janë shumë të tjerë që e mbështesin këtë. Ne do të donim që të shihnim më shumë njohje ndërkombëtare të Kosovës si shtet. Për mua, si senatore e SHBA-së, kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ne duam që të shohim stabilitet në rajon dhe mendoj se kjo mund të arrihet duke parë Kosovën se po shkon drejt pasjes së ushtrisë dhe po ashtu duke marrë njohje të reja nga shtetet e tjera”, deklaroi Ernst.

Javë më parë, një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës, shkoi në një mision paqeruajtës në shtetin e Kuvajtit.

Ky kontingjent i FSK-së, po merr pjesë në këtë mision paqeruajtës në kuadër të Gardës Kombëtare të Ajovës.

Senatorja Ernst tha se Garda Kombëtare e Ajovës do të vazhdojë të mbështesë FSK-në në zhvillimin e kapaciteteve të saj për t’u shndërruar në një ushtri që kontribuonte në stabilitet, jo vetëm të rajonit, por edhe në nivel global.

“Unë besoj se partnerët tonë në Forcën e Sigurisë së Kosovës janë absolutisht gati që të përfshihen në më shumë misione të tilla të përbashkëta së bashku me Gardën Kombëtare të Ajovës. Mendoj se është shumë e rëndësishme që ne t’i tregojmë jo vetëm SHBA-së, por gjithë botës se Forca e Sigurisë së Kosovës është në rrugë të mbarë për t’u bërë Ushtri e Kosovës dhe që ata e kanë talentin dhe aftësinë që po ashtu të kontribuojnë në botë. Jo vetëm që të jenë konsumator të shërbimeve të mbrojtjes”, tha Ernst.

Senatorja Ernst shtoi se askush në rajon nuk duhet të frikësohet nga fakti që Kosova të ketë ushtrinë e saj.

“Jo, ata nuk duhet që të shqetësohen nga një Ushtri e Kosovës. Është një qëllim që Kosova e ka dhe mendoj që për të mbajtur stabilitet në këtë rajon, dhe ky është një synim i mirë që Kosova të përpiqet për këtë. Dhe kështu që unë mendoj se kjo ua mundëson atyre që të kontribuojnë më shumë në skenën globale dhe ndërkombëtare, si dhe pjesëmarrja në misione dhe asistimi ndaj shteteve, në kohën kur ata kanë nevojë. Pra, unë mendoj se është shumë e rëndësishme që Kosova të vazhdojë këtë rrugëtim”, tha senatorja Ernst.

Senatorja Ernst tha se është i nevojshëm një stabilitet i qëndrueshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasi sipas saj, kjo do t’i sillte një perspektivë të re këtij rajoni.

Një stabilitet i tillë, sipas saj, do të sillte në Kosovë shumë njerëz dhe kompani të cilat janë të interesuara që të investojnë.

Gjatë vizitës së saj në Kosovë, përveç më përfaqësues politikë, Ernst është takuar edhe me zyrtarë të KFOR-it si dhe ka vizituar bazën kryesore ushtarake amerikane, Bondsteel.

Aty, para ushtarëve, ajo tha shërbimi i tyre në Kosovë është i një rëndësie të veçantë, pasi sipas saj, ata janë këtu për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ballkan./REL

Tags: Ballkanjoni erstndikimrusi

TË LIDHURA

Vuçiç: Protestat një përrallë sikur e bëjnë studentët, çmenduria do mbarojë
Rajoni

Vuçiç: Protestat një përrallë sikur e bëjnë studentët, çmenduria do mbarojë

13:39 | 21/08/2025
Policia greke arreston 33-vjeçarin shqiptar, akuzohet për dh*në ndaj ish-partneres
Rajoni

Policia greke arreston 33-vjeçarin shqiptar, akuzohet për dh*në ndaj ish-partneres

09:16 | 21/08/2025
Protestat në Serbi, studentët bllokojnë institucionet e drejtësisë
Rajoni

Protestat në Serbi, studentët bllokojnë institucionet e drejtësisë

12:27 | 19/08/2025
Next Post
OBSH: Bota në një pikë të rrezikshme të pandemisë së Covid-19

OBSH: Bota në një pikë të rrezikshme të pandemisë së Covid-19

Nuk ka fitues në Londër/ Angli-Danimarkë shkon në kohën shtesë

Nuk ka fitues në Londër/ Angli-Danimarkë shkon në kohën shtesë

It’s coming home? Anglia në finale pas 55 vitesh

It's coming home? Anglia në finale pas 55 vitesh

JU REKOMANDOJMË

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

17:48 | 15/08/2025
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025




TË FUNDIT

Kaos në Argjentinë në ndeshjen e Copa Sudamericana, 10 të plagosur rëndë dhe rreth 90 te arrestuar
Bota

Kaos në Argjentinë në ndeshjen e Copa Sudamericana, 10 të plagosur rëndë dhe rreth 90 te arrestuar

by mirseda
19:02 | 21/08/2025
0

Një mbrëmje futbolli në Argjentinë u kthye në tragjedi. Ndeshja mes Independientes dhe Universidad de Chile, e...

Fier, aksident: Makina përplaset me murin e një banese, dy të plagosur

Fier, aksident: Makina përplaset me murin e një banese, dy të plagosur

18:49 | 21/08/2025
Izraeli nis operacionin per te pushtuar Gazen, Meloni: Rrezikon te perkegesoje situaten dramatike

Izraeli nis operacionin per te pushtuar Gazen, Meloni: Rrezikon te perkegesoje situaten dramatike

18:39 | 21/08/2025
Kosovë, KQZ përjashton partinë e Dodikut, Listën Serbe, nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Kosovë, KQZ përjashton partinë e Dodikut, Listën Serbe, nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit

18:26 | 21/08/2025
Heqja dorë nga NATO dhe Donbasi, kërkesat e Putin për paqe me Ukrainën

Heqja dorë nga NATO dhe Donbasi, kërkesat e Putin për paqe me Ukrainën

18:19 | 21/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com