Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), ka përgënjështruar lajmet që qarkulluan në disa media, se janë konfirmuar dy rastet e para me variantin Delta në Shqipëri, konkretisht në qytetin e Gjirokastrës.
ISHP bëri me dije se deri më tani nuk është indentifikuar asnjë rast me këtë variant në vendin tonë, pavarësisht numrit të lartë të testimeve.
“Instituti i Shëndetit Publik informon se deri tani në Shqipëri nuk është identifikuar asnjë rast i variantit Delta. Pavarësisht numrit të lartë të testimeve, nuk kemi sinjale për prezencën e këtij varianti në vendin tonë.
Instituti i Shëndetit Publik po monitoron me kujdes situatën e epidemisë së Covid19 në vend dhe për çdo rast të dyshuar, do të bashkëpunojë me institucionet e referencës, gjë e cila është pjesë e praktikës së punës së këtij institucioni”, thuhet në deklaratë.