E shtunë, 24 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

Arrestimi i Fatos Tushes/ Kreu i SPAK paralajmëron: Është vetëm fillimi

Drejtuesi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Arben Kraja paralajmëroi se arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe, ishte vetëm fillimi dhe se do të ketë edhe goditje të tjera të bujshme.

Deklarata e Krajës u bë ditën e sotme në në konferencën, “Forcimi i drejtësisë penale”. Sipas tij, kufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit, pastrimit të parave janë prioritetet e institucionit që ai drejton.

Ndër të tjera, Kraja tha se SPAK ka shumë punë për të bërë, por është vullenti i mirë nga të gjithë prokurorët, për të vendour bazuar në bindjen që do kenë.

Arben Kraja: “Përparësi e SPAK është lufta kundër krimit të organiuar e korrupsionit e hetimit të rasteve ndaj zyrtarëve të lartë, por duhet të kemi parasysh se ato që ndodhën ditët e fundit 2-3 ngjarje që janë bërë publike nuk është se është fundi, është fillimi i një produkti që ka kohë që po punojmë e do vijojë me të njëjtin ritëm e përparësi. Lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit, pastrimit të parave janë prioritetet tona, kundër shkelësve e abuzuesve të fondëve publike janë priritet e do kenë produkt në vazhdimësi. Kemi menduar të kapërcejme pak atë shkallën e raportimit të produktit, puna jonë mbaron kur të kemi një vendim të formës së prerë të gjykatës. 

Përjashto sot që dërguam për gjykim një grup të rrezikshëm kriminal, vetëm ditët e fundit GJKKO ka dhënë vendime përfundimntre për disa grupe të rrezikshme kriminale, efektivitti i punës tonë duket te faza e fundit e jo të faza e parë që kërkon dhe kohën e nevojshme për t’u arritur. Në raport me të ardhmen kemi shumë punë për të bërë, por është vullenti i mirë nga të gjithë prokurorët, kanë kompetencat, trajnimin, mbështetjen dhe pavarësinë e duhur për të vendour bazuar në bindjen që do kenë”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...