Kombëtarja e Gjermanisë u eleminua nga Anglia në fazën e 1/8-ave në ”Euro 2020”, por ajo çka po vuan më shumë skuadra 4 herë kampione e botës, është largimi i lojtarëve kyç të saj.
Pak ditë më parë, mesfushori Toni Kros bëri një deklaratë befasuese, ku tha se do të tërhiqej përfundimisht nga kombëtarja, edhe pse mosha e tij (31 vjeç), e lejonte që të paktën të luante edhe vitin tjetër në Botërorin Katar 2022.
Por, nuk mbaron me kaq. Sipas gjermanes BILD, i larguari i rradhës mund të jetë mesfushori Ilkay Gundogan. Forma e tij nuk ka qenë e mirë dhe mund të ketë pas shanse që të luajë vitin e ardhshëm në Botëror.
Po ashtu, edhe të rikthyerit e ish-trajnerit Joachim Low, Thomas Muller dhe Mats Hummels, mund të mos jenë pjesë e skuadrës, tashmë që në krye të Gjermanisë, ka ardhur Hansi Flick.