Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Euro 2020/ Të veçantat e katër gjysmëfinalistëve

4 vjet ago
in Sport
Euro 2020/ Të veçantat e katër gjysmëfinalistëve

Euro 2020 ka arritur në netët vendimtare. Dhe tre net futbolli vere, sot, nesër dhe nata e 11 korrikut, kur të shpallet dhe kampioni i ri i Europës andej nga  ora 23:00. Italia dhe Spanja vihen përballë sonte për të përcaktuar finalistin e parë. Anglisë, nga ana tjetër,i takon nesër të tregojë forcën përballë Danimarkës. Më poshtë do të lexoni veçori për secilën nga kombëtaret që kanë arritur deri këtu.

Italia

Italia e Mançinit nuk është Italia klasike, ajo e katenaços që shënon dhe kthehet pas për të ruajtur rezultatin, pasi futbolli modern ka provuar se sa e vështirë është të gjenerosh sukese nga një gol i vetëm në 90 minuta. Italia e Mançinit prodhon lojë dhe gola. Italia e Manços preson që lart me 3 sulmues dhe madje luan gjatë gjithë kohës me 3 sulmues. Italia e Mançinit nxjerr mbrojtësit e krahut në mbipozicion shpeshherë gjatë një 90-minutëshi, ndryshe nga Italia klasike. Të gjithë ndryshimet taktike kanë bërë që nga fitoret minimale, me “poture nëpër këmbë”, Italia të kalojë kundërshtarët e vet me fitore bindëse dhe me gola, Austria ishte një përjashtim, por që u kalua me sukses. 32 ndeshje pa humbur, 13 fitore rradhazi, 1 gol i pësuar, ai ndaj Austrisë. Italia e sivjetshme nuk ka asnjë lidhje me Italinë që njohin breza e breza të tërë futbolldashësish.

Spanja

Spanja gjithashtu nuk është më Spanja “klasike” (në thonjëza) sepse flitet për Spanjën e 2009-2014, që është një periudhë shumë e shkurtër për të cilësuar fizionominë e një kombëtareje. Gjithsesi ajo Spanjë, që doli dy herë kampione e Europës dhe midis dhe një herë Kampione e Botës, Spanja e Ksavit dhe Iniestës, bëri ne të vërtetë epokë jo vetëm në rezultate por dhe në fizionomi loje. 4-3-3 me tiki-taka dhe deri tek 9-shi fals nuk do të harrohen kurrë. Spanja e atyre viteve vinte me gjysmë skuadre nga Barcelona dhe gjysma tjetër nga Reali i Madridit. E veçanta sot është dora e Luis Enrikes. Asnjë Madrilen i grumbulluar, kjo Spanjë e sotme ka gjak katalanas. Jo vetëm në lojtarë por dhe në mënyrë loje Spanja e sotme i ngjan Barcelonës më shumë se Realit. I ngjan akademisë “La Masia” ku Enrike është rritur. Sot Spanja nuk i mbyll dot ndeshjet të gjitha si dikur. Sot Spanja ka momente kur dhe vihet në testim, si Kroacia apo Zvicra që e çuan në shtesë. Morata nuk është Torresi apo Villa që e niste ndeshjen me gol me vete. Por shpirti që kanë treguar shfaq një skuadër që nuk dorëzohet asnjëherë. Madje dhe “kokëfortësia” e Alvaro Moratës që nuk dorëzohet dhe as nuk ul kokë përballë kritikave tregon shumë për këtë skuadër, ashtu si ai përqafim me Enriken pas golit ndaj Polonisë në grupe.

Anglia

Gjithnjë me kampionatin më spektakolar, më të ndjekur, me më shumë yje dhe më të paguarit, Anglia ka dështuar në mënyrë idioteske në thuajse të gjithë kompeticionet madhorë me kombëtaren. Madje është bërë dhe klishe të thuash se nuk ia dalin dot anglezët në kombëtare sepse i lodh shumë sezoni strapacues në Premier, apo sepse lojtarët anglezë janë aq hundëpërpjetë sa që i josh më shumë lavdia me klubin sesa me kombin e tyre.

Këtë vit, ngjashëm me Kupën e Botës 2018, anglezët janë të uritur për sukses. Me ardhjen e Sauthgejtit ata e kanë marrë seriozisht kombëtaren. E veçanta e kombëtares angleze sot është që nuk ka 11 yje në fushë. Të mos keqkuptohemi, ata janë yje që mund të luanin në çdo ekip të premier ligës, por kur kemi parë dikur një mesfushë :Lampard-Gerrard-Scholes, mund të themi qetësisht se me Rice-Phillips-Mount Anglia ka një mesfushë më të “përulur” në termat e grupit dhe jo individuale. Individualitetet një skuadre i bëjnë më shumë punë kur i ka në sulm dhe në portë pasi mesfusha funksionon më mirë si një motorr dhe mbrojtja si një trup i vetëm. Këtë herë Anglia si kurrë më parë na vjen me sulm me pikatore dhe me mbrojtje të hekurt. Nuk kanë pësuar asnjë gol!

Danimarka

E pabesueshme si kanë arritur deri këtu. Pas ndeshjeve të dyta në grupe situata ishte e tillë:

Belgjika 6 pikë

Finlanda 3 pikë

Rusia 3 pikë

Danimarka 0

Mjafton fakti që u kualifikuan nga ky pozicion për të kuptuar që Danimarka ka pasur fatin me vete, por jo vetëm. Duhet shumë punë psikologjike për një skuadër si Danimarka, që ta kthejë shokimin e gati-humbjes së një shoku skuadre në fushë, në motivim për të ecur para. Që nga momenti kur u kualifikuan me 3 pikë gjërat kanë ecur fjollë për danezët. Kanë një lider në ekip, Simon Kjaerin e rilindur. I rilindur pasi karriera e tij u mbyll njëherë (në terma sportiv) kur emigroi për në turqi tek Feneri. Më pas erdhi Milani dhe gjithçka nisi nga e para. Kanë një lider në sulm: Kasper Dolberg. Talenti i Ajaksit që ka gjetur veten në këtë Euro. Kanë dhe një “shpërthim“ tjetër në mesin e tyre. Damsgaard ka bërë një super kompeticion në aspektin personal. E ka të ardhmen përpara por deri tani 21 vjeçari i Sampdorias ka zëvëndësuar më së miri Eriksenin.

Ka dhe një koincidencë me 1992-shin, vitin kur u shpallën kampionë Europe: të gjithë i menduan në plazh deri sa gjërat u bënë serioze. Atëherë sepse me të vërtetë erdhën nga pushimet për të triumfuar dhe këtë herë sepse pas ndeshjeve të dyta në grupe të gjithë i “nxorrëm” nga gara./Totila Kotorri

Tags: angliDanimarkaEuro 2020italispanja

TË LIDHURA

Pse Edon Zhegrova luan vetëm 10 minuta? Dilema që po trondit Juventusin e Luciano Spallettit
Sport

Pse Edon Zhegrova luan vetëm 10 minuta? Dilema që po trondit Juventusin e Luciano Spallettit

19:32 | 08/12/2025
Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar
Sport

Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar

21:50 | 05/12/2025
LIVE Shorti i Botërorit/ Nis ceremonia, kombëtaret njohin rivalët
Sport

LIVE Shorti i Botërorit/ Nis ceremonia, kombëtaret njohin rivalët

18:15 | 05/12/2025
Next Post

Ekonomia apo shëndeti?Disa rekomandime nga psikologia kur gjërat s'shkojnë mirë

E sulmuan me shkopa bejsbolli, policia identifikon autorët që dhunuan avokatin

E sulmuan me shkopa bejsbolli, policia identifikon autorët që dhunuan avokatin

Ocean Viking, me rreth 570 migrantë në bord, po kërkon një strehë të sigurt

Ocean Viking, me rreth 570 migrantë në bord, po kërkon një strehë të sigurt







JU REKOMANDOJMË

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Elijona në kërkim nga policia? Ja si qëndron e vërteta
Showbizz

Elijona në kërkim nga policia? Ja si qëndron e vërteta

by mirseda
22:46 | 08/12/2025
0

Një moment i tensionuar ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP, kur Elijona Binakaj mori një...

Tërmeti dhe cunami në Japoni: 23 të plagosur; qeveria paralajmëron për lëkundje të tjera

Tërmeti dhe cunami në Japoni: 23 të plagosur; qeveria paralajmëron për lëkundje të tjera

22:42 | 08/12/2025
“Si mos më keq dasma këtë javë”/ Balla ironizon protestën e PD-së para Kryeministrisë

“Si mos më keq dasma këtë javë”/ Balla ironizon protestën e PD-së para Kryeministrisë

21:33 | 08/12/2025
Ndoten tokat në Pogradec/ Çahet diga e rezervuarit të Çërravës, katastrofë mjedisore në disa zona

Ndoten tokat në Pogradec/ Çahet diga e rezervuarit të Çërravës, katastrofë mjedisore në disa zona

21:14 | 08/12/2025
Fronti evropian pro-Ukrainës/ Zelensky, Macron, Starmer dhe Merz takohen në Londër

Fronti evropian pro-Ukrainës/ Zelensky, Macron, Starmer dhe Merz takohen në Londër

19:43 | 08/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com