E mërkurë, 4 Gusht, 2021
35.5 C
Tirana

E sulmuan me shkopa bejsbolli, policia identifikon autorët që dhunuan avokatin

Policia ka shpallur në kërkim tre autorët që dyshohet se kanë rrahur me shkopa bejsbolli avokatin Marjel Mejdini në Sarandë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë shpallur në kërkim policor shtetasit E. F., S. N. dhe A. R., për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta në trup avokatin 39-vjeçar, banues në Sarandë. Po kështu i kanë dëmtuar pjesërisht automjetin që ai drejtonte.

Ka qenë vetë avokati, i cili ka dëshmuar nga spitali se personat e kanë dhunuar për shkak të disa problemeve që ka me një pronë. Agresorët e sulmuan avokatin pasditen e djeshme në zonën pranë portit në Sarandë. Ata zbritën nga tre makina, e më pas thyen xhamat e makinës së avokatit. 39-vjeçari pësoi fraktura të shumta në trup.

Njoftimi i policisë:

Goditën me sende të forta një shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim policor 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë shpallur në kërkim policor shtetasit E. F., S. N. dhe A. R., për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në lagjen nr. 4, në qytetin e Sarandës, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta në trup shtetasin M. M., 39 vjeç, banues në Sarandë dhe i kanë dëmtuar pjesërisht automjetin që ai drejtonte.  Vijon puna për  lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e tyre.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

I mori jetën gruas/40-vjeçari: Po e përgjoja, kishte një lidhje jashtëmartesore

Shqiptari Florand Shehu i cili masakroi me thikë gruan e tij para disa ditësh në Greqi, ka rrëfyer para autoriteteve se nuk ishte në...

VIDEO/Rama i shpalli ‘luf*ë të hapur’, Peleshi shfaqet me Dritan Lelin në Vlorë

Situata me zjarret është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit. Flakët kanë mbërritur edhe në zonat e banuara, duke ndezur sinjalin SOS në Gjirokastër, Dukat,...

Verbëria e rutinës së dorëzimit të përditshëm

Nga: Agim Baçi Shpesh njerëzit tregohen të verbër, ose bëjnë sikur!”, tha shkrimtari portugez Jose Saramango në ceremoninë e marrjes së çmimit “Nobel” në vitin 1998, duke...

Humbi jetën mes flakëve/ Shoku i viktimës: Nuk kishim zjarrfikëse

Detaje të reja të rënda kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur dje në fshatin “Asim Zeneli” në Gjirokastër, ku mbeti...

E vr*u për pronën/ “I trembem hakmarrjes”, vëllai i vras*sit kërkon mëshirë

Pak ditë më parë, një sherr mes kushërinjve për pronën në Lushnje përfundoi me një të vrarë. Autori i krimit, Kastriot Hasalla pritet të...