E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Ocean Viking, me rreth 570 migrantë në bord, po kërkon një strehë të sigurt

Anija e shpëtimit ‘Ocean Viking’ po kërkon një port të sigurt për ankorim në Mesdhe pasi ka mbledhur 570 emigrantë në det të hapur, tha të martën organizata SOS Mediterranee.

Gjatë pesë ditëve të kaluara, anija ka kryer gjashtë misione shpëtimi për të shpëtuar emigrantë anijet e të cilëve ishin në ankth në mes të detit, tha organizata që komandon anijen.

Operacionet e shpëtimit u kryen në ujërat malteze dhe libiane, sipas SOS Mediterranee.

Më shumë se 180 persona në bord janë të mitur, tha organizata. Në një mision të dielën në mbrëmje, gati 370 njerëz u shpëtuan nga një anije prej druri e mbipopulluar.

Organizata tani i bën thirrje BE-së që të koordinojë përpjekjet e ndihmës, duke pasur parasysh mungesën e vazhdueshme të koordinimit dhe shkëmbimit të informacionit nga autoritetet detare.

Ekuipazhi tha se përvojat e ditëve të kaluara kanë qenë “zemërthyese”.

Ocean Viking është aktualisht e vetmja anije që drejtohet nga një organizatë private shpëtimi që operon në Mesdheun qendror.

Anijet e tjera janë ndaluar nga autoritetet italiane ose po përgatiten për misionet e tyre të rradhës.

Rojet bregdetare libiane dhe tuniziane gjithashtu marrin në mënyrë të përsëritur njerëz, anijet e të cilëve janë në telashe në Mesdhe, por i çojnë përsëri në vendet nga janë larguar.

Megjithë rreziqet, migrantët vazhdimisht përpiqen të kalojnë Mesdheun qendror për të arritur në Evropë. Italia tha se gati 21,000 njerëz arritën në vend nga deti deri të premten e kaluar, krahasuar me 7,300 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë/ PD: Rama nuk pyet për drejtësinë

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj vendimin e qeverisë për t'i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Deputetja e zgjedhur...

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara

Presidenti Joe Biden po u kërkoi punonjësve të qeverisë federale të dëshmojnë statusin e tyre të vaksinimit. Të pavaksinuarit do të duhet të mbajnë...

Si duket Serbia…

Nga Emin Azemi Serbia e Edi Ramës kufizohet direkt me Shqipërinë (!) Kjo Serbi, Kosovën e konsideron pjesë të saj dhe, për rrjedhojë, Edi Rama...

45 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë viktimë

Në përditësimin e radhës nga Ministria e Shëndetësisë, vihet re një rritje e rasteve të infektimeve në 24 orët e fundit. Fatmirësisht nuk ka...

Përjashtohen nga Olimpiada dy atletë që shkelën rregullat kundër COV*D-19

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...