Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Manjani: Ja pse Veliaj mashtron me “nenin 4” të Kushtetueses

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Taksë zero për bizneset, Manjani-Ramës: Ku ishe deri tani? Nuk hahet kjo rrenë

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbi çështjen e Teatrit Kombëtar mori shumë pikëpyetje pasi kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, doli në rolin e fitmitarit duke pretenduar se Kushtetuesja e legjitimoi shembjen e godinës. Por, për ish kreun e Drejtësisë, avokatin Ylli Manjani,  “pika 4, për të cilën shpall fitoren Veliaj, ajo e vendimit të Këshillit Bashkiak, nuk është kompetencë e Gjykatës Kushtetuese, dhe me shumë mundësi kjo është dhe arsyeja se pse Gjykata nuk e ka shfuqizuar”. Sipas Manjanit, me shumë mundësi kjo çështje do të duhet të shqyrtohet në një gjykatë administrative, ndërkohë që Kushtetuesja ka rrëzuar ligjin special Fusha, si dhe e ka hequr pronësinë e truallit të Teatrit nga Bashkia e Tiranës. “Praktikisht, Erioni në bazë të këtij vendimi duhet të kthejë mbrapsht me inventar të rregullt godinën e Teatrit. Nëse këtë godinë nuk e ka, do t’i duhet ta gjejë ose ta paguajë tullë për tullë. Ka vetëm një shans t’i shpëtojë kësaj përgjegjësie, nëse dikush në qeveri ja firmos marrjen në dorëzim pa inventar. Në këtë rast ky që firmos merr përgjegjësinë e Erionit”, shkruan Manjani në statusin e tij në rrjetin social Facebook.

Satusi i plotë i Manjanit:

Disa miq, bazuar në një deklaratë “fitoreje” të Erion Velisë, më kërkojnë mendim shtesë nga sa shkrova më parë, për vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese. Nuk kam ndërmend të sqaroj deliret e Erion Velisë, as të pastroj zhulin mediatik që hedh ai për të ngatërruar opinionin publik me copëza fjalish që shkëputen nga një vendim ende i cunguar i Gjykatës. Por miqtë e mi, jo të paktë që më shkruajnë në lidhje me pikën 4 të atij vendimi, i ftoj të kuptojnë se:

Duhet të presim arsyetimin për të kuptuar plotësisht llogjikën e vendimit, ku përfshihet edhe ajo pika 4. Kjo do ishte më korrekte.

Megjithatë pika 4, thotë se gjykata ka rrëzuar kërkesën, pra nuk e ka gjykuar pjesën se kushtetutshmërisë së vendimit të këshillit bashkiak. Ndoshta nuk ka gjetur arsye kushtetuese. Ndoshta kjo çështje nuk ishte kompencë e gjykatës kushtetetuese (unë besoj se kjo është arsyeja). Por kjo nuk do të thotë se vendimi i marre nga ai këshill është i ligjshëm.

Debati ligjor mbi ligjshmërinë e një vendimi këshilli bëhet gjykatën Administrative, pse jo edhe në Gjykatën Penale, por jo në atë Kushtetuese.

Por gjykata Kushtetuese ka thënë se ligji për ndërtimin e teatrit me PPP, transferimi i godinës në bashki janë ANTI KUSHTETUESE. Pra kalimi i teatrit te Bashkia është nul. Dhe këshilli bashkiak dhe Erioni ndjehen të “ligjshëm” se kanë shëmbur një godinë që nuk i takonte atyre për ta bërë?! Nëse këtë e quan fitore, e gëzoftë! Por pas qafe e ka.

Praktikisht, Erioni në bazë të këtij vendimi duhet të kthejë mbrapsht me inventar të rregullt godinën e Teatrit. Nëse këtë godinë nuk e ka, do ti duhet ta gjejë ose ta paguajë tullë për tullë. Ka vetëm një shanc ti shpëtojë kësaj përgjegjësie, nëse dikush në qeveri ja firmos marrjen në dorëzim pa inventar. Në këtë rast ky që firmos merr përgjegjësinë e Erionit.

Gjykata i ka thënë Erionit që atë projektin që miratoi fët e fët në KKT, t’i pijë lëngun.

Nëse nuk mjafton kaq, për të kuptuar se “fitorja” e Erionit është si hapja e negociatave të padronit të tij, nuk e di ç’tu them më shumë.

 Por, ju lutem përpiquni të kuptoni se Gjykata Kushtetuese nuk ka detyra as të shembë e as të ndërtojë godina; as të fusë njeri në burg; as të bëjë punën e gjykatave të tjera në vend.

Këtu, në kushtetuese pra, flitet për gjykim kushtetues me dy objekte: kushtetushmërinë e normave, pra jo akteve individuale dhe, mosmarrëveshjet ndërmjet pushteteve.

Kaq sa ka vendosur ka bërë shumë, po të kemi në konsideratë se kërkesa ka qenë vetëm për ligjin e koncensionit (ligji Fusha).

E përsëris: prisni vendimin e zbardhur. Lerini deklaratat delirante që dalin nga goja e tharë nga sikleti.

Ky është fiks rasti ku dardha e ka bishtin pas…

Tags: Erion VeliajKushtetuesjaneni 4ylli manjanji

TË LIDHURA

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë
Aktualitet

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
Opozita në Gjermani: Shqipëria të tregojë seriozitet në reformat
Politikë

Opozita në Gjermani: Shqipëria të tregojë seriozitet në reformat

19:54 | 18/03/2026
Heqja e masave të BE/ Spiropali: Lajm i mirë, rruga u hap!
Politikë

Heqja e masave të BE/ Spiropali: Lajm i mirë, rruga u hap!

18:36 | 18/03/2026
Next Post
SHBA: Brenda disa ditësh, do të shembet plotësisht ndërtesa në Florida

SHBA: Brenda disa ditësh, do të shembet plotësisht ndërtesa në Florida

”Rizgjohet” Harry Kane, i jep avantazhin Anglisë në pjesën e parë

''Rizgjohet'' Harry Kane, i jep avantazhin Anglisë në pjesën e parë

Pas tërheqjes nga kombëtarja, Toni Kros tregon se kur do ta lërë futbollin







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Influencerja 32-vjeçare vritet në Austri, ish-partneri fsheh trupin në valixhe
Bota

Influencerja 32-vjeçare vritet në Austri, ish-partneri fsheh trupin në valixhe

by mirseda
22:48 | 18/03/2026
0

Hetimet lidhur me vdekjen e influenceres 32-vjeçare në Austri, kanë marrë një tjetër rrjedhë. Provat, raportet mjeko-ligjore...

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

22:48 | 18/03/2026
“Kemi të drejtë të mbrohemi”/ Katari dëbon ambasadorin iranian pas sulmit me raketa

“Kemi të drejtë të mbrohemi”/ Katari dëbon ambasadorin iranian pas sulmit me raketa

22:40 | 18/03/2026
Italia miraton dekret për frenimin e çmimeve të karburanteve për 20 ditë

Italia miraton dekret për frenimin e çmimeve të karburanteve për 20 ditë

21:57 | 18/03/2026
Itali frenon çmimet e karburanteve për 20 ditë pas tensioneve në Lindjen e Mesme

Itali frenon çmimet e karburanteve për 20 ditë pas tensioneve në Lindjen e Mesme

21:51 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com