gamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye git
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Masakra e Velipojës, kush janë dy mjekët që morën lekë për të plagosurin

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Masakra e Velipojës, kush janë dy mjekët që morën lekë për të plagosurin

Policia ka arrestuar dy mjekë të spitalit të Traumës, pasi kanë marrë para për mjekimin e një prej të plagosurve në masakrën e Velipojës. Elmidin Dyli u plagos në 27 qershor gjatë përplasjes me armë në Velipojë, ku u vranë 4 persona, ndërsa mësohet se në pranga, në kuadër të operacionit “Bisturia” përfundoi edhe babai i tij.

Në sajë të këtij operacioni u bë ndalimi për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, i shtetasve S. M., 34 vjeç, me profesion mjek kirurg ortoped pranë Spitalit Universitar të Traumës Tiranë, dhe E. S., 45 vjeç, me profesion mjek anestezist reanimator pranë Spitalit Universitar të Traumës Tiranë.

Po kështu u bë ndalimi për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, i shtetasit F. D, 40 vjeç, banues në Shkodër. Në ambientet e një qendre spitalore në Tiranë, pas një operacioni mjekësor që kirurgu S. M. dhe anestezisti E. S. i kanë bërë shtetasit Elmidin Dyli, i plagosur mbrëmjen e datës 27 qershor, në Velipojë, i ati i pacientit, shtetasi F. D. dyshohet se iu ka dhënë të dy mjekëve para për kryerjen e operacionit. Pas kontrolleve të ushtruara, shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën 377.000 lekë të rinj dhe 55 euro.

Njoftimi

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bisturia”.

Vihen në pranga një mjek kirurg dhe një mjek anestezist, si dhe një shtetas që iu ka dhënë këtyre dy mjekëve, një shumë parash për të kryer operacionin e djalit.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale paratë që kanë marrë mjekët për kryerjen e operacionit.

Strukturat Hetimore të DVP Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, me mbështetjen e forcës së Posaçme “Shqiponjat” të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bisturia”.

Në kuadër të operacionit u bë ndalimi për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, i shtetasve: S. M., 34 vjeç, me profesion mjek kirurg ortoped pranë Spitalit Universitar të Traumës Tiranë dhe E. S., 45 vjeç, me profesion mjek anestezist reanimator pranë Spitalit Universitar të Traumës Tiranë.

-Gjithashtu u bë ndalimi për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, i shtetasit F. D, 40 vjeç, banues në Shkodër.

Ndalimi i tyre u bë për arsye se në ambientet e një qendre spitalore në Tiranë, pas një operacioni mjekësor që kirurgu S. M. dhe anestezisti E. S. i kanë bërë shtetasit E. D., i plagosur mbrëmjen e datës 27 qershor, në Velipojë, i ati i pacientit, shtetasi F. D. dyshohet se iu ka dhënë të dy mjekëve një sasi parash për kryerjen e operacionit. Pas kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën 377.000 lekë të rinj dhe 55 euro. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykates së Shkallës së Parë Shkodër.

Tags: Elmidin Dylimjeketspitali traumes

TË LIDHURA

Moti i keq, breshëri dëmton fshatra në luginën e Vjosës
Aktualitet

Moti i keq, breshëri dëmton fshatra në luginën e Vjosës

20:24 | 23/03/2026
“Abuzim skandaloz”, Braçe: Çmime të larta, tregtarët të largohen nga trotuari
Politikë

“Abuzim skandaloz”, Braçe: Çmime të larta, tregtarët të largohen nga trotuari

19:50 | 23/03/2026
Një ditë pas protestës, Berisha: S’marrim pushtetin me dhunë, opozitës i mohohet fjala
Politikë

Një ditë pas protestës, Berisha: S’marrim pushtetin me dhunë, opozitës i mohohet fjala

19:28 | 23/03/2026
Next Post
Menopauza dhe problemet e shtimit në peshë. Çfarë duhet të dimë për ushqimin

Menopauza dhe problemet e shtimit në peshë. Çfarë duhet të dimë për ushqimin

FOTO/Aksident në Radhimë, humb kontrollin dhe përplas dy makina të parkuara

FOTO/Aksident në Radhimë, humb kontrollin dhe përplas dy makina të parkuara

“Pajtohuni”!/ Trashëgimia e Angela Merkelit në Ballkan

“Pajtohuni”!/ Trashëgimia e Angela Merkelit në Ballkan







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

“Është vetëm çështje kohe”/ Arabia Saudite dhe Emiratet drejt përfshirjes në konflikt me Iranin?
Bota

“Është vetëm çështje kohe”/ Arabia Saudite dhe Emiratet drejt përfshirjes në konflikt me Iranin?

by mirseda
08:47 | 24/03/2026
0

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe mund të jenë gjithnjë e më pranë përfshirjes së drejtpërdrejtë...

Kriza e naftës, Japonia nxjerr në shitje rezervat kombëtare

Kriza e naftës, Japonia nxjerr në shitje rezervat kombëtare

08:44 | 24/03/2026
Lufta në Kosovë, sot përvjetori i 27-të i bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë

Lufta në Kosovë, sot përvjetori i 27-të i bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë

08:12 | 24/03/2026
Teherani paralajmëron SHBA: Lufta vazhdon deri në heqjen e sanksioneve

Teherani paralajmëron SHBA: Lufta vazhdon deri në heqjen e sanksioneve

23:09 | 23/03/2026
Kush e fiton Big Brother-in? Ja si përgjigjen banorët përballë njëri-tjetrit

Kush e fiton Big Brother-in? Ja si përgjigjen banorët përballë njëri-tjetrit

22:18 | 23/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com