Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Faza psikologjike: Si të rikthehemi në normalitet pas koronavirusit?

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT, W-Instant
Faza psikologjike: Si të rikthehemi në normalitet pas koronavirusit?

Nga: Asli Keçeci “Daily Sabah”

Pranverën e kaluar, ne hymë në bllokimin tonë të parë mbarëkombëtar të shkaktuar nga Covid-19, që ka shkaktuar pasoja të shumta psikologjike dhe fizike për shumë nga ne. Në mënyrë të veçantë tek të rinjtë dhe të rriturit, të cilët kanë përjetuar situata si frika, ankthi, depresioni, zemërimi, mungesa e shpresës dhe ndjenjën e përhumbjes.

Një studim i kryer në PubMed, Embase, Medline, Web of Science dhe Scopus në majin e vitit 2020, tregoi nivele të larta të shtuara simptomave të ankthit (nga 6.33 në 50.9 për qind), depresioni (nga 14.6 në 48.3 për qind), PSTD ose çrregullimin e stresit post-traumatik (nga 7 në 53.8 për qind), shqetësimit psikologjik (nga 34.43 në 38 për qind) dhe stresit (nga 8.1 në 81.9 për qind) në popullatën e përgjithshme gjatë pandemisë së Covid-19 në Kinë, Spanjë, Itali, Iran, Shtetet e Bashkuara, Turqi, Nepal dhe Danimarkë.

Për të zvogëluar efektet negative të pandemisë mbi shëndetin mendor, është e rëndësishme të përqendrohemi tek ajo që mund ta kontrollojmë. Gjatë kësaj kohe pasigurie, të dish që nuk je vetëm është shumë thelbësore.

Ndjekja e udhëzimeve shëndetësore, gjetja e mbështetjes sociale, dhënia përparësi e kujdesit për veten, ndihma ndaj të tjerëve në nevojë, dhe kërkimi i ndihmës profesionale, mund t’ju ndihmojë shumë gjatë kësaj periudhe pandemike.

Fëmijët gjatë pandemisë

Efektet e pandemisë të vërejtura tek fëmijët janë ankthi, depresioni dhe pagjumësia e shkaktuar nga prishja e rutinave të tyre. Po ashtu mbyllja e shkollave, pamundësia për të parë miqtë dhe ekspozimi i vazhdueshëm ndaj lajmeve shqetësuese, sollën një rritje të sjelljeve agresive apo edhe të ndrojtura, së bashku me një rënie të vëmendjes.

Në disa raste, regresioni i zhvillimit u zbulua edhe tek fëmijët më të vegjël. Për të parandaluar këtë lloj efektesh, prindërit këshillohen të kalojnë më shumë kohë së bashku, të tregojnë më shumë dashuri, të bëjnë pak ose aspak diskutime në lidhje me pandeminë e vazhdueshme në praninë e fëmijëve, dhe të lejojnë më shumë vide-biseda me të afërmit dhe miqtë.

Një çështje tjetër në rendin e ditës, është se si do të jetë “normaliteti i ri” pas pandemisë. “Normaliteti i ri” nënkupton gjenden në të cilin do të ndodhemi pas një krize në ekonomi, politikë dhe fusha të tjera. Me sa duket, kur koronavirusi të zhduket nuk do të ketë momente magjike.

“Rikthimi në normalitet do të jetë kaq gradual, saqë ndoshta as që do ta vërejmë”- thotë Hauard Markel, një mjek amerikan dhe historian i mjekësisë. Ai shtoi se sapo të kalojë një kohë e mjaftueshme pas pandemisë “ne do t’i harrojmë që të gjitha”.

Shumë ngjarje mund të shkaktojnë shqetësime mendore shtesë gjatë procesit të rikthimit në normalitet. Për shembull, nivelet e varësisë që u rritën gjatë bllokimit, sfidat financiare me të cilat përballen punonjësit, frika e prekjes nga virusi, rritja e ksenofobisë dhe incidentet e dhunës në familje, mund të ndërlikojnë rikthimin në normalitet.

Gjithsesi, pandemia ka treguar edhe ndërlidhjen e jetës sonë. Gjatë bllokimit, komunitetet krijuan një ndjenjë të fortë uniteti, duke e pranuar se veprimet e dikujt ndikojnë shumë tek të tjerët. Kjo vetëdije, është thelbësore për të arritur gjendjen ku ishim para shfaqjes së Covid-19.

Post-koronavirusi

Shumë ekspertë supozojnë se koronavirusi do të shndërrohet në një sëmundje të rregullt, sikurse është gripi sezonal, dhe shumë qytetarë do të këshillohen të vaksinohen çdo vit ndaj Covid-19. Shkencëtarët besojnë se “normaliteti i ri”, pritet të jetë një botë ku shoqëria e rifillon jetën me testime të rregullta anti-Covid, pasaportat e vaksinave, maska ​​dhe pastrues dore.

Këtë verë, po rihapen shumë vende, duke përfshirë edhe Turqinë. Pasi kemi qenë larg turmave për dy vjet, rinisja e jetës sonë “të vjetër” mund të jetë e vështirë. Që të kemi një tranzicion të lehtë në jetën tonë të re, është e domosdoshme t’i japim kohë vetes.

Fillimi i përshtatjes me gjërat të thjeshta, si dalja për kafe me një mik të ngushtë, mund të jetë e dobishme për zvogëlimin e ankthit pas bllokimit. Gjithashtu ajo mund të ndihmojë në rindërtimin e marrëdhënieve sociale me rrethin tonë të ngushtë.

Konsultimi me profesionistët e shëndetit mendor është shumë i rëndësishëm, pasi reagimi i  gjithsecilit ndaj ndryshimeve mund të ndryshojë. Shumë i nevojshëm është edhe reflektimi i gjithsecilit mbi përvojën personale gjatë bllokimit.

Në vend se të përqendrohemi tek jeta që bënim para koronavirusit, ne duhet të njohim edhe ndryshimet pozitive që kemi bërë gjatë bllokimit, dhe t’i vazhdojmë ato edhe pas Covid-19. Shkëputja e vëmendjes ndaj jetës sonë parapandemike, është diçka e mirë jo vetëm për shëndetin mendor, por për shëndetin tonë të përgjithshëm.

Së fundmi, ne duhet ta pranojmë se kjo sëmundje do të jetë pjesë e jetës sonë për një kohë të gjatë. Dhe që ta pranojmë këtë tranzicion në një mënyrë të shëndetshme, ndjekja e udhëzimeve dhe vaksinimi janë jetike për shëndetin tonë.

Jeta normale është e mundur vetëm nëse arrihet imunizimi i të gjithëve ndaj virusit. Por shkencëtarët paralajmërojnë se ky proces mund të zgjasë më shumë se sa disa vjet. Prandaj, derisa të mbërrijë ai moment, është thelbësore të qëndroni të sigurt dhe të shëndetshëm.

Burimi i lajmit: dailysabah. Përshtatur nga Tirana Today

Tags: ekspertetpandemia

TË LIDHURA

Samiti i NATO-s në Bruksel: Në fokus mbrojtja, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina
Bota

Samiti i NATO-s në Bruksel: Në fokus mbrojtja, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina

16:48 | 10/02/2026
Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për të miturit
Bota

Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për të miturit

11:22 | 10/02/2026
‘Rruga e vdekjes’/ Tjetër aksident shumë pranë vendit ku ndodhi tragjedia me tifozët e PAOK-ut
Bota

‘Rruga e vdekjes’/ Tjetër aksident shumë pranë vendit ku ndodhi tragjedia me tifozët e PAOK-ut

10:04 | 10/02/2026
Next Post
“Je nga ata që kërkoje të vareshin komunistët”, Budina i përgjigjet Ramës

Miratohet fondi për Teatrin e ri, Budina: Pështymë në fytyrën e drejtësisë!

Bundestagu Gjerman zgjat mandatin e ushtarëve gjermanë në Kosovë

Bundestagu Gjerman zgjat mandatin e ushtarëve gjermanë në Kosovë

Sot votohet për shkarkimin e Metës

Presidenti Meta: Kurrë më votime moniste në Shqipëri! 35 bashki me 1 kandidat







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë
Politikë

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë

by mirseda
22:41 | 10/02/2026
0

Kokteje molotovi ranë si shi mbrëmjen e sotme në Tiranë mbi selinë qeveritare të kryeministrit socialist Edi...

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:26 | 10/02/2026
Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

21:38 | 10/02/2026
Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

21:11 | 10/02/2026
Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

20:51 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com