Presidenti Meta ka postuar në facebook një video ku jepen fakte për zgjedhjet e fundit lokale në vend. Në video thuhet se në 35 bashki të vendit u votua për vetëm një kandidat dhe kjo bie ndesh me Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Sipas Metës kaq fakte mjaftojnë që gjithkush ta kuptojë se zgjedhjet lokale të 2019-ës ishin jodemokratike.