Supersfida e mbrëmjes së djeshme e ”Euro 2020”, e cilësuar dhe si një finale e paralohshme, Portugali-Francë pati një shikueshmëri absoulte në të gjithë botën. Por, kjo super ndeshje u pa edhe në hapsirë.
Austronauti francez, Tomas Pesket ka publikuar në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, një foto duke parë ndeshjen midis gjelave dhe luzitanëve, kampionëve në fuqi të Europës.
P ozicioni i Pesket që ndodhet në një kënd të çuditshëm me telezivorin, por kjo si pasojë e forcës së gravitetit. Supersfida u mbyll në barazim me rezultatin 2-2. Të ndodhura në grupin F, të dyja ekipet, së bashku me Gjermaninë, arritënn që të kalonin në fazën e 1/8-ave.
View this post on Instagram