“Mos u lut kurrë për diçka që ke mundësi ta fitosh”.
“Të vërtetën tërhiqe sa të duash, ajo kurrë nuk këputet dhe gjithmonë del mbi gënjeshtrat, si vaji që nuk përzihet me ujin”.
“Nuk ka asnjë libër aq të keq … sa që të mos ketë diçka të vlefshme brenda.”
“Arsyeja për paarsyeshmërinë me të cilën ju e trajtoni arsyen time ma dobëson aq shumë arsyen, saqë me arsye ankohem për bukurinë tuaj”.
“Unë e di kush jam dhe kush mund të jem nëse dua.”
“Kush lexon shumë dhe lëviz shumë, sheh shumë dhe di shumë”.
“Uria është salca më e mirë në botë”.
“Pasi as e mira dhe as e keqja nuk mund të zgjasin përgjithmonë, kuptohet se nëse e keqja ka zgjatur shumë, e mira duhet të jetë afër ”.
“Të gjitha dhimbjet pakësohen me bukë.”
“Kush këndon i tremb dhimbjet e veta”. / Përshtati Totila Kotorri/ TIRANA TODAY