Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Ndërmarrjet e ujësjellësit me militantë”, Rama zbulon vendimin e fundit

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Ndërmarrjet e ujësjellësit me militantë”, Rama zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Rama ka ashpërsuar tonet për ndërmarrjet e ujësjellësit, duke thënë se punësoheshin militantët. Gjatë prezantimit të investimit në godinën e re të ujësjellësit në Kamëz, Rama i ka cilësuar ndërmarrjet e ujësjellësit si një portë pritëse për punësimin e militantëve apo kushërinjve të personave të pushtetshëm, pa marrë parasysh se për çfarë janë krijuar këto ndërmarrje. Sipas tij, ky keqmenaxhim i ka bërë ato të jenë ndërmarrjet me më shumë borxhe publike në Shqipëri. Dhe se me anë të reformës së ujit, Rama tha se synohet që të krijohet një kompani e madhe aksionere, në shërbim të qytetarëve.

“Në një masë të madhe, ndërmarrjet e ujësjellësve të Shqipërisë janë pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes si rezultat i shpërfilljes së nevojave bazë për një ndërmarrje për të pasur kapacitete teknike dhe burime njerëzore të specializuar. Ka pasur një progres në këtë drejtim, por të pamjaftueshëm. Ndërmarrjet e ujësjellësit kanë qenë ndërmarrje për të punësuar militantë, krushq, kushërinj e komshinj pa pasur parasysh se për çfarë janë krijuar dhe duhen këto ndërmarrje.

Për shkak të keqmenaxhimit në dekada, janë ndërmarrjet me më shumë borxhe në Republikë. Nëse marrim borxhet totale që kanë ndërmarrjet, sasia e borxheve është më e madhe se sasia e borxheve të trashëguara të OSHEE ku ne nisëm reformën. Besoj që një investim që arrin në total 125.6 mln euro si rezultat i bashkimit të forcave, është një investim jashtëzakonisht masiv, që nuk mund ta meritojë që të mbetet në duar të paafta, në shtratin e inkompetencës, indiferencës dhe një sjellje të vjetër që ka shkaktuar kosto për financat dhe qytetarët.

E fundit që dua të them është që reforma e ujit e cila në letër është shumë e qartë. Ndërmarrjet e ujësjellësit nuk mund të mbahen me miell hua. Nuk mbahet me borxhe. Taksapaguesit nuk kanë kusur që të paguajnë për të mbajtur ujësjellësin e një zone tjetër për shkak të keqmenaxhimit në atë zonë. Është e domosdoshme integrimi i këtyre sistemeve për t’i bërë cilësore. Duhet të kemi aksionerë që funksionojnë së bashku brenda një ndërmarrje. Nuk ka pse të ketë ujësjellësa të copëzuara. Kjo nuk do të thotë që të mbyllen zyrat dhe të hidhen në rrugë njerëzit që punojnë. Të bëhet kompani në shërbim të qytetarëve. Jo një kope me thithlopa që fryhen me borxhe në kurriz të qytetarëve”, përfundoi Rama.

Tags: ramaujesjellesi

TË LIDHURA

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

17:22 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet
Aktualitet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Next Post
Nuk është në lojë Hashim Thaçi, por çështja e Kosovës

Për operacionin e ndarjes së vëllezërve siamezë Berisha-Basha

Prokuroria me ‘dorë të hekurt’, arrestohen 2 mjekë të QSUT-së dhe disa sekserë

Prokuroria me ‘dorë të hekurt’, arrestohen 2 mjekë të QSUT-së dhe disa sekserë

Zgjedhjet/ Partia Demokratike mbledh Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar më 16 maj

Çfarë duhet të nxjerrë analiza e PD-së për Lezhën







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

by mirseda
17:22 | 05/04/2026
0

Një zjarr ka rënë në një pallati në qendër të Tiranës, pasditen e kësaj të diele. Mësohet...

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

17:03 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

23:18 | 04/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com