Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Sekuestrohen 300 kg kokainë në portin e Durrësit, arrestohet një person

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Sekuestrohen 300 kg kokainë në portin e Durrësit, arrestohet një person

Një 40-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, është vënë në pranga në portin e Durrësit nga Policia ditën e sotme. Në kamionin e drejtuar prej tij, u ushtrua një kontroll i detajuar në vijën e dytë, në dalje të portit.

Task Forca gjeti të fshehur në trupin e kamionit, një sasi rreth 300 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë, cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Lënda narkotike, ishte e paketuar dhe e mbështjellë me kuti të markave të njohura si ‘Dior’, ‘Chicago Bulls’, ‘Louis Vuitton dhe ‘Kenzo’.

Mësohet se kamioni ishte tranzit nga Maqedonia e Veriut për në Itali, dhe se drejtuesi po transportonte hekur.

Grupi hetimor po vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të.

Njoftimi i policisë

Port, Durrës

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta.

Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit, evidenton dhe sekuestron rreth 300 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit me të cilin po transportohej lënda narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e  trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga Task Forca  permanente e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe nga autoritetet doganore të Portit, e cila vepron në Portin e Durrësi, në bazë të dyshimeve të krijuara nga  kjo Task Forcë kanë kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë në dalje një kamion transit me targa të Maqedonisë së Veriut.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kamionin që drejtohej nga një shtetas nga Maqedonia e Veriut, Task Forca gjeti të fshehur në trupin e kamionit, një sasi rreth 300 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës u arrestua në flagrancë drejtuesi i kamionit, shtetasi N. A., 40 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon  veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të  tjerë të përfshirë në të.

Tags: 300 kgDrogedurreskokaineport

TË LIDHURA

Ndryshimet në Qeveri/ Profil, kush janë ministrat e rinj të kabinetit Rama 4
Kryesore

Ndryshimet në Qeveri/ Profil, kush janë ministrat e rinj të kabinetit Rama 4

23:01 | 26/02/2026
Berisha: Largimi i Ballukut, manovër e Ramës për të shpëtuar veten; të japë dorëheqjen
Politikë

Berisha: Largimi i Ballukut, manovër e Ramës për të shpëtuar veten; të japë dorëheqjen

21:07 | 26/02/2026
Riformatim i qeverisë 6 muaj pas votimit, ja ministrat që mbetën në detyrë
Kryesore

Riformatim i qeverisë 6 muaj pas votimit, ja ministrat që mbetën në detyrë

20:45 | 26/02/2026
Next Post
Copa America/ Argjentinë-Uruguai, dy kombe që u zunë dhe për topin, Mesi-Suarez

Copa America/ Argjentinë-Uruguai, dy kombe që u zunë dhe për topin, Mesi-Suarez

Rezultate të dobëta te vaksina Curavac, efikasiteti ndaj Covid-19 vetëm 47%

Rezultate të dobëta te vaksina Curavac, efikasiteti ndaj Covid-19 vetëm 47%

Arizona/ Mori makinën dhe qëlloi njerëz nëpër qytet, 1 viktimë dhe 12 plagosje

Arizona/ Mori makinën dhe qëlloi njerëz nëpër qytet, 1 viktimë dhe 12 plagosje







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Ndryshimet në Qeveri/ Profil, kush janë ministrat e rinj të kabinetit Rama 4
Kryesore

Ndryshimet në Qeveri/ Profil, kush janë ministrat e rinj të kabinetit Rama 4

by mirseda
23:01 | 26/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama riformatoi qeverinë këtë të enjte, pas mbledhjes maratonë të grupit të Partisë Socialiste. Ai...

Pas komentit të motrës së Gimbos, reagon vëllai i Selin: Kush tha që pytet nana për të marrë nuse?

Pas komentit të motrës së Gimbos, reagon vëllai i Selin: Kush tha që pytet nana për të marrë nuse?

21:24 | 26/02/2026
Berisha: Largimi i Ballukut, manovër e Ramës për të shpëtuar veten; të japë dorëheqjen

Berisha: Largimi i Ballukut, manovër e Ramës për të shpëtuar veten; të japë dorëheqjen

21:07 | 26/02/2026
Riformatim i qeverisë 6 muaj pas votimit, ja ministrat që mbetën në detyrë

Riformatim i qeverisë 6 muaj pas votimit, ja ministrat që mbetën në detyrë

20:45 | 26/02/2026
Rama ndryshon qeverinë: Koçiu zëvendëson Ballukun, emra të rinj në Brendshme e Drejtësi

Rama ndryshon qeverinë: Koçiu zëvendëson Ballukun, emra të rinj në Brendshme e Drejtësi

20:10 | 26/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com