Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

‘Kërkojini falje shqiptarëve’, Komuniteti i Emigrantëve thirrje mediave greke

5 vjet ago
in Të Gjitha
‘Kërkojini falje shqiptarëve’, Komuniteti i Emigrantëve thirrje mediave greke

Komuniteti i Emigrantëve Shqiptarë në Greqi ka reaguar në lidhje me vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch dhe shkrimet që vinin nga mediat greke për shqiptarët. Në më shumë se një muaj kur hetuesit po analizonin krimin makabër, autori i vrasjes, bashkëshorti i së ndjerës ngriti dyshime se një ndër autorët me gjasë mund të ishte shqiptar.

Kjo sipas atij, çfarë kishte dëgjuar nga një nga tre autorët që pretendonte se kishin shkuar për të grabitur. Por në fakt e gjitha ishte një sajesë, për të cilën edhe ai tashmë ka rënë në prangat e policisë greke.

Gjatë kësaj periudhe, mediat greke vunë me ‘shpatulla pas murit’ shqiptarët, me theks të veçantë në dëshminë që dha piloti Charalambos Anagnostopoulos. Në fund të hetimeve doli se vrasësi i Caroline nuk ishte asnjë kriminel i rrezikshëm shqiptar apo gjeorgjian.

Media greke, ‘nuk humbi shansin’ për të shënjestruar shqiptarët si vrasës. Në deklaratën e Komunitetit të Emigrantë Shqiptarë në Greqi citohet se ‘media greke nuk humbet aspak shansin të kultivojë me vullnet të jashtëzakonshëm stereotipin e “kriminelit të huaj, emigrant”, akte që nxisin urrejtjen dhe racizmin në shoqërinë greke’.

Komuniteti i Emigrantëve kërkon nga mediat greke që të kërkojnë falje në publik për shpifje dhe manipulim të përsëritur, duke shfrytëzuar shqiptarët në Greqi, me propagandë të vazhdueshme, pa asnjë bazë apo informacion zyrtar.

Deklarata e Komunitetit të Emigrantëve Shqiptarë në Greqi:

“Komuniteti i Emigrantëve Shqiptarë në Greqi shpreh tronditjen e thellë dhe neverinë e ngjallur nga krimi i rëndë, që tronditi mbarë opinionin publik në vend. Si të gjithë, ndjekim të shokuar zhvillimet e fundit në hetimet e vrasjes së nënës së re në Glika Nera, nga vetë bashkëshorti i saj. Shprehim ngushëllime të sinqerta dhe mbështetjen pa kushte ndaj familjes së viktimës 20-vjeçare, Caroline Crouch! Njëkohësisht kërkojmë të përdoren menjëherë reflekset e shtetit për të siguruar një reagim të gjerë e për të dërguar pa humbur kohë mesazhin e duhur, në çdo drejtim: Vrasësi i Caroline NUK ishte asnjë kriminel tepër i rrezikshëm “shqiptar” apo “gjeorgjian” etj. Sërish media greke nuk humbet aspak shansin të kultivojë me vullnet të jashtëzakonshëm stereotipin e “kriminelit të huaj, emigrant”, akte që nxisin urrejtjen dhe racizmin në shoqërinë greke. Dënojmë thellë aktin e frikshëm të vrasësit 33-vjeçar, i cili për 37 ditë me radhë luante rolin e bashkëshortit të hidhëruar. Kërkojmë nga media greke të kërkojë falje në publik për shpifje dhe manipulim të përsëritur, duke shfrytëzuar shqiptarët në Greqi, me propagandë të vazhdueshme, pa asnjë bazë apo informacion zyrtar. Ndodh shumë vite tashmë, ka ardhur koha që ky kapitull të mbyllet njëherë e përgjithmonë, duke dënuar ashpër çdo autor përgjegjës! Le të mos kultivojmë urrejtjen në shoqërinë tonë që është dëmtuar mjaft, por ku mund dhe duhet të bashkëjetojmë të gjithë harmonikisht. Le të jemi të bashkuar kundër çdo forme dhune, sulmi ndaj të pafajshmit e vulnerabëlit, akti kriminal, për një të nesërme më të begatë për të gjithë!”.

Tags: carolineGreqiKomuniteti i Emigrantëve Shqiptarë

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Euro 2020/ Dita e 8-të nis me Suedi-Sllovaki, “Sokolët” duan kualifikim që sot

Euro 2020/ Dita e 8-të nis me Suedi-Sllovaki, "Sokolët" duan kualifikim që sot

Mustafa Nano: Protesta do përfundojë si gjëja më qesharake që është prodhuar ndonjëherë

Pse jam kundër gjesteve politike të sportistëve

Dhjetë pasojat pozitive të pandemisë aktuale

Mbi 4 milionë vdekje nga COVI*D-19 në botë







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026




TË FUNDIT

Opozita në Gjermani: Shqipëria të tregojë seriozitet në reformat
Politikë

Opozita në Gjermani: Shqipëria të tregojë seriozitet në reformat

by mirseda
19:54 | 18/03/2026
0

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut Jorida...

E frikshme! 3-vjeçari gëlltit briskun e rrojes

E frikshme! 3-vjeçari gëlltit briskun e rrojes

19:26 | 18/03/2026
Terror në New York! Burri i maskuar sulmon me thikë një 29-vjeçare në mes të rrugës

Terror në New York! Burri i maskuar sulmon me thikë një 29-vjeçare në mes të rrugës

19:16 | 18/03/2026
Vriten dy zyrtarë iranianë, qytetarët dalin në nderim në Teheran

Vriten dy zyrtarë iranianë, qytetarët dalin në nderim në Teheran

19:12 | 18/03/2026
Ukrainë–Spanjë: Marrëveshje për raketat dhe mbrojtjen ajrore

Ukrainë–Spanjë: Marrëveshje për raketat dhe mbrojtjen ajrore

19:09 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com