Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Mbi 4 milionë vdekje nga COVI*D-19 në botë

2 vjet ago
in Bota
Dhjetë pasojat pozitive të pandemisë aktuale

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në të gjithë botën kaloi shifrën e zymtë të 4 milionëve të premten, sipas përllogaritjeve të bëra nga agjencia Reuters, ndërsa shumë vende përpiqen ende të sigurojnë vaksina të mjaftueshme për të vaksinuar popullsinë e tyre.

Ndërsa numri i rasteve të reja dhe vdekjeve është zvogëluar në vende si Shtetet e Bashkuara dhe Britania, disa vende kanë mungesa të vaksinave pasi varianti Delta po bëhet lloji dominues i virusit në të gjithë botën.

Sipas një analize të agjencisë Reuters, u desh mbi një vit që numri i të vdekurve nga COVID-19 të arrinte në 2 milionë njerëz, ndërsa 2 milionë vdekjet pasuese u regjistruan në vetëm 166 ditë.

Shtetet e Bashkuara, Brazili, India, Rusia dhe Meksika – kanë rreth 50% të të gjitha vdekjeve në botë, ndërsa Peruja, Hungaria, Bosnja, Republika Çeke dhe Gjibraltari kanë nivelin më të lartë të vdekjeve për nga numri i popullsisë.

Vendet në Amerikën Latine po përballen me shpërthimin më të keq që nga marsi, me 43 nga çdo 100 infeksione në botë që po raportohen në këtë rajon, sipas agjencisë Reuters. Nëntë vendet kryesore që raportuan më shumë vdekje për frymë gjatë javës së fundit ishin të gjitha në Amerikën Latine.

Spitalet në Bolivi, Kili dhe Uruguai po shohin kryesisht pacientë me COVID-19 mes moshave 25 dhe 40 vjeç. Në Sao Paulo të Brazilit, 80% e pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv janë me COVID-19.

Shtimi i vdekjeve po ul kapacitetin operativ të krematoriumeve në vendet në zhvillim dhe varrezat në disa vende janë detyruar të zgjerojnë zonat.

Shumë ekspertë të shëndetësisë besojnë se numri zyrtar i të vdekurve duhet të jetë më i lartë.

Javën e kaluar, shteti indian i Biharit rriti ndjeshëm numrin e vdekjeve të COVID-19 pas zbulimit të mijëra rasteve të pa raportuara, duke i dhënë zë shqetësimeve se numri i përgjithshëm i vdekjeve në Indi është dukshëm më i lartë se shifrat zyrtare.

Ndërsa vendet e varfëra kanë vështirësi të vaksinojnë popullsitë e tyre për shkak të mungesës së vaksinave, vendeve më të pasura u është kërkuar që të dhurojnë më shumë furnizime për të kontrolluar pandeminë.

Grupi i Shtatë vendeve më të industrializuara të botës (G7) u zotua të sigurojë 1 miliard doza vaksinash COVID-19 për të ndihmuar vendet e varfëra të vaksinojnë popullsinë e tyre./VOA

Tags: covidmilionvdekje

TË LIDHURA

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut
Bota

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023
Bota

Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

14:16 | 08/12/2022
“The Forbes”: Von der Leyen, gruaja më e fuqishme në politikë për vitin 2022
Bota

“The Forbes”: Von der Leyen, gruaja më e fuqishme në politikë për vitin 2022

15:44 | 07/12/2022
Next Post
“Më qëlloi me grusht, më shau nga familja”, Auron Tare flet pas dhunimit

"Më qëlloi me grusht, më shau nga familja", Auron Tare flet pas dhunimit

Gjeopolitika e Covid-19:Gjurmët e një Lufte të re të Ftohtë

Gjeopolitika e Covid-19:Gjurmët e një Lufte të re të Ftohtë

Lista/Konfiskohet pasuria marramendëse e Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij

JU REKOMANDJOMË

Trupat amerikane hyjnë në Irak nga Siria, goditen me patate nga banorët

Trupat amerikane hyjnë në Irak nga Siria, goditen me patate nga banorët

3 vjet ago
Ish-ministri i Brendshëm tregon se çfarë fshihet pas OFL-së

Ish-ministri i Brendshëm tregon se çfarë fshihet pas OFL-së

3 vjet ago
Ambasadorja Kim ka një mesazh të rëndësishëm për qytetarët amerikanë në Shqipëri

Ambasadorja Kim ka një mesazh të rëndësishëm për qytetarët amerikanë në Shqipëri

3 vjet ago
Dikur ka qenë djepi i arsimit në Durrës, tani është kthyer në stallë bagëtish

Dikur ka qenë djepi i arsimit në Durrës, tani është kthyer në stallë bagëtish

6 vjet ago




TË FUNDIT

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

by genti
12:39 | 15/12/2022
0

Pranë ambienteve të Universitetit Europian të Tiranës, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Credins bank dhe këtij...

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

14:16 | 08/12/2022
Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

13:56 | 08/12/2022

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com