Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Përralla e udhëheqësit të domosdoshëm në BE

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Rreziku i kritikës nihiliste: Përgjigje për Andi Bushatin

Në garën për kryetarin e PD-së Basha, edhe mbështetësit e tij po artikulojnë idenë se ai është një lider i domosdoshëm për PD-në, i vetmi që mund ta bashkojë dhe shpëtojë PD-në nga shkatërrimi. Vetë Basha deklaroi se lidershipi i tij ka qenë i sakrificës, çka të bën të besosh se është gati të sakrifikohet përsëri për partinë.

Ideja se lideri është i domosdoshëm për të shpëtuar dhe përbashkuar partinë është një nga elementët themelorë të berishizmit. Në PD këtë rol e ka luajtur dhe vazhdon ta luajë Berisha. Ai është kthyer në një mit që jo vetëm njehsohet tërësisht me partinë, por shpesh artikulohet si më i rëndësishëm se vetë partia.

Kuptohet që kjo ide nuk është e re. Vjen nga Partia Bolshevike e themeluar nga Lenini në fillim të shekullit të kaluar. Është hera e parë në historinë politike kur lideri dhe partia shkrihen në një në fjalët e poetit sovjetik Majakovski: “Kur themi partia nënkuptojmë Lenini dhe kur themi Lenini nënkuptojmë Partia”.

E njëjta logjikë importohet nga Partia Komuniste në Shqipëri, e cila pas Luftës së Dytë Botërore gjithnjë e më tepër njehsohet me Enver Hoxhën, aq sa ekzistenca e Partisë së Punës dukej e pamundur përtej ekzistencës së Enverit.

E megjithatë, kjo ideja e liderit të domosdoshëm është një përrallë me mbret. Historia tregoi se si Partia Bolshevike në Bashkimin Sovietik edhe Partia e Punës në Shqipëri ishin shumë më tepër se liderët e tyre historikë. Në fakt, ishin liderët, që nga Lenini deri tek Enveri, që kishin nevojë për partinë më shumë se anasjelltas.

Partia e Punës u transformua në Partinë Socialiste dhe me megjithë tendencën për ta njehsuar atë me Ramizin pardje, me Nanon dje dhe me Ramën sot, është e qartë se kjo parti është shumë më tepër se lideri i radhës dhe kurrsesi nuk mund të reduktohet tek ai.

Çudia qëndron te fakti se Partia Demokratike, e themeluar si një forcë antikomuniste, vazhdon ta artikulojë dhe besojë këtë përrallë bolshevike. Jo vetëm militantët, por edhe mjaft mbështetës të kësaj partie në media besojnë se PD-ja nuk mund t’i mbijetojë largimit të Berishës apo të emëruarit të tij Basha.

Në këtë mënyrë, ata sot e reduktojnë PD-në te lideri i saj, ashtu sikurse Partia e Punës reduktohej dje tek Enveri apo tek i emëruari tij, Ramiz Alia. E vërteta është se si miti i Enverit, themelues i Partisë Komuniste, ashtu edhe miti i Berishës, themelues i Partisë Demokratike, janë përralla të krijuara nga të dy mbasi morën kontrollin e partive përkatëse dhe eliminuan kundërshtarët.

Berisha nuk ishte as themeluesi unik dhe as më i rëndësishëm i PD-së. Në fakt, ishte PD-ja që e krijoi Berishën dhe jo anasjelltas. Arritja më e madhe e Berishës nuk ishte themelimi i PD-së, por vënia e saj nën kontrollin e tij total për 30 vite rresht.

PD-ja nuk ishte produkt i vullnetit të asnjë individi të caktuar, por i një momenti specifik historik dhe strukturor. Ajo ishte pasojë e krizës së sistemit komunist dhe përfaqëson një fluks social që do institucionalizohej si një forcë politike me apo pa Berishën në krye.

Edhe sot, PD-ja përfaqëson shumë më tepër se vullnetin e një njeriu. Ajo është shtrati ku kanalizohet pothuajse gjithë pakënaqësia me qeverisjen kur PD-ja është në opozitë dhe mbështetja për qeverinë kur është në pushtet. Në këtë aspekt, PD-ja është një markë dhe pasuri publike. Kjo ndodh pjesërisht, sepse në këto 30 vite PD-ja ka zhvilluar një identitet politik të fortë te votuesit dhe ndjekësit e saj. Pjesërisht sepse sistemi ynë është bipolar, që nga institucionet politike dhe Kodi Elektoral deri te hapësira mediatike, çka e bën të vështirë daljen e partive të reja.

Kjo do të thotë se shumë nga ata që e votojnë PD-në, e bëjnë këtë pavarësisht se aty është Berisha apo Basha, të motivuar nga zhgënjimi me qeverisjen aktuale dhe të vetëdijshëm që e vetmja forcë që mund ta rrëzojë atë është PD-ja. Fakti që PD mori mbi 600 mijë vota, pavarësisht gabimeve pa fund të Bashës, aleancës së tij me politikanë dhe forca të diskretitura dhe lojës së pandershme të pushtetit në fushatë, tregon se ajo është një fluks social që ekziston përtej dhe shpesh, pavarësisht liderit të radhës, qoftë ky Basha apo Berisha.

Edhe në vitin 2005, PD-ja erdhi në pushtet, pavarësisht dhe jo prej Berishës. U desh të krijohej KOP dhe të riktheheshin të larguarit për të zbutur dhe sfumuar imazhin e Berishës që shqiptarët ta votonin PD-në si parti e parë me një shumicë mjaft të vogël. Votuesi gri shqiptar tashmë prej vitesh e ka refuzuar si Berishën edhe të emëruarin e tij në PD, Basha.

Është kjo një nga arsyet themelore se pse PD-ja nuk transformohet në parti të parë, pavarësisht zullumeve të pushtetit socialist. Ndaj nuk është PD-ja që ka nevojë për Bashën apo Berishën, por këta të dy për PD-në. E domosdoshme është partia, jo udhëheqësit. Në fakt, këta të fundit e kanë kuptuar me kohë këtë gjë, ndaj e kanë kapur fort dhe nuk e lëshojnë PD-në./Panorama

Tags: Blendi Kajsiuopinionzgjedhjet ne PD

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
ANALIZË/ “SHBA–Britani, Aleancë Ekonomike në Kohë Krize”
Analizë

ANALIZË/ “SHBA–Britani, Aleancë Ekonomike në Kohë Krize”

19:20 | 10/05/2025
Analizë/ Situata në Gaza dhe Ndërhyrjet Ndërkombëtare
Analizë

Analizë/ Situata në Gaza dhe Ndërhyrjet Ndërkombëtare

17:56 | 09/05/2025
Next Post
Bayern Munchen ndryshim tjetër pas trajnerit, Kahn zëvendëson Rumenigen

Bayern Munchen ndryshim tjetër pas trajnerit, Kahn zëvendëson Rumenigen

Eurovizion, një identitet evropian i humbur?

Eurovizion, një identitet evropian i humbur?

‘Para të errëta’ dhe këshilltarë izraelitë pas zgjedhjeve shqiptare

‘Para të errëta’ dhe këshilltarë izraelitë pas zgjedhjeve shqiptare

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

09:38 | 13/05/2025




TË FUNDIT

Negociatat për paqe, Zelensky mbërrin në Ankara
Bota

Negociatat për paqe, Zelensky mbërrin në Ankara

by mirseda
12:29 | 15/05/2025
0

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky , i cili mbërriti në Ankara ku do të zhvillojë bisedime me homologun...

PS fitoi zgjedhjet, reagon Veliaj: Ndihem i përunjur përpara kësaj mbështetje masive

PS fitoi zgjedhjet, reagon Veliaj: Ndihem i përunjur përpara kësaj mbështetje masive

11:59 | 15/05/2025
“Çfarë impakti! Përgjithmonë mirënjohës”, Sara Hoxha zgjohet kështu

“Çfarë impakti! Përgjithmonë mirënjohës”, Sara Hoxha zgjohet kështu

11:17 | 15/05/2025
Shkodra fut në Kuvend Bardh Spahinë, mbetet jashtë Edona Bilali nga PS

Shkodra fut në Kuvend Bardh Spahinë, mbetet jashtë Edona Bilali nga PS

10:40 | 15/05/2025
Humbja e PD, Edmond Spaho largohet nga politika

Humbja e PD, Edmond Spaho largohet nga politika

10:35 | 15/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com