Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Kuvendi/ Hysi kritika kryeprokurorit: Pse pushohen shumë çështje pa u hetuar?

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kuvendi/ Hysi kritika kryeprokurorit: Pse pushohen shumë çështje pa u hetuar?

“Prokuroria duhet të ndjekë politika më të ashpra penale, për krimet seksuale dhe shantazhimet”. Kërkesa erdhi sot nga Kreu i Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, deputeja Vasilika Hysi, gjatë seancës dëgjimore me kryeprokurorin Olsjan Çela, ku u diskutua lidhur me rezultatet e vitit 2020 në këtë institucion.

Deputetja Hysi u referua te krimet seksuale, duke kërkuar që të shihet edhe masa e ndëshkimit të personave që kërcënojnë apo kryejnë krime seksuale të grave dhe të vajzave të mitura. “Rasti i Kavajës, a duhet një politikë penale më të ashpër dhe agresive për krimet seksuale dhe dhunës në familje. Mendoj që të jetë një nga rekomandimet e 2021, politika penale më ashpër për krimet seksuale, krimet seksuale, shantazhimit që i bëhet vajzave me videot erotike. Cili është bashkëpunimi i prokurorive të rretheve me shoqatat e organizatat”, tha Hysi.

Kreu i Komisionit të Ligjeve, i ka kërkuar shpjegime kreut të akuzës edhe për nivelet e larta të marrjes së pafajësisë dhe numrit të pakët të çështjeve të dërguara nga ana e akuzës në gjykatë. “Pse kemi kaq shumë mos fillime të hetimeve të çështjeve?”, pyeti Hysi kryeprokurorin, duke kërkuar njëkohësisht shpjegime edhe lidhur me nivelin e lartë të vendimeve të pafajësisë që marrin në gjykatë shumë nga të akuzuarit.

Vetë kryeprokurori Çela, përmes shifrave të lexuara para Komisionit të Ligjeve, ka pranuar uljen e shifrave të dosjeve të dërguara në Gjykatë, ku shumë çështje pushohen nga ana e organit të akuzës.

Ndërkohë, deputetja Hysi ka shprehur pakënaqësinë e saj dhe të kolegëve lidhur me mos fillimit të shumë çështjeve hetimore. Sipas Hysit, aksioni me moton “godit paranë” nuk pati shumë rezultat nëpërmjet ligjit Antimafia.

“Paraja duhet goditur? Zbatimi i ligjit Antimafia. Ka rritje por nuk është ai rezultat që pritet. Do të doja të dija cila është arsyeja, ka mungesë të vullnetit apo keni vështirësi për zbatimin e ligjit Antimafia? A ka barriera, apo faktin që një pjesë e prokurorëve që janë në Vetting nuk duan të merren, pasi mund të largohen nga ky proces”, theksoi Hysi përballë kryeprokurorit Çela, i cili më pas lexoi vetëm statistika përballë anëtarëve të Komisionit të Ligjeve. /Tirana Today

Tags: Komisioni Ligjeveolsian celaVasilika Hysi

TË LIDHURA

Salianji nis takimin me demokratët në Berat: Shqipëria më e lodhur se kurrë, rinia po largohet
Politikë

Salianji nis takimin me demokratët në Berat: Shqipëria më e lodhur se kurrë, rinia po largohet

18:00 | 18/02/2026
Arrestohet trafikanti “fantazmë” në Romë, u kap me 50 kg kokainë
Aktualitet

Arrestohet trafikanti “fantazmë” në Romë, u kap me 50 kg kokainë

17:53 | 18/02/2026
Zbardhet takimi Berisha-Gahler: “Balluku” kundër integrimit, AKSHI më e rëndë se “Epstein”
Politikë

Zbardhet takimi Berisha-Gahler: “Balluku” kundër integrimit, AKSHI më e rëndë se “Epstein”

17:48 | 18/02/2026
Next Post
Vuçiç i kërkoi mos njohjen e Kosovës, reagon Greqia

Vuçiç i kërkoi mos njohjen e Kosovës, reagon Greqia

Ndihmoi aleatët? Berisha: Mediut i hoqa imunitetin, Meta u dorëhoq

U shpall 'non grata'/ Berisha për mediat amerikane: SHBA të fokusohet te Rama

VIDEO/Tritol dhe C-4 i paketuar, kapen tre të rrezikshmit e Durrësit

VIDEO/Tritol dhe C-4 i paketuar, kapen tre të rrezikshmit e Durrësit







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Salianji nis takimin me demokratët në Berat: Shqipëria më e lodhur se kurrë, rinia po largohet
Politikë

Salianji nis takimin me demokratët në Berat: Shqipëria më e lodhur se kurrë, rinia po largohet

by mirseda
18:00 | 18/02/2026
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka nisur ditën e sotme takimin me demokratët në qytetin e...

Arrestohet trafikanti “fantazmë” në Romë, u kap me 50 kg kokainë

Arrestohet trafikanti “fantazmë” në Romë, u kap me 50 kg kokainë

17:53 | 18/02/2026
Zbardhet takimi Berisha-Gahler: “Balluku” kundër integrimit, AKSHI më e rëndë se “Epstein”

Zbardhet takimi Berisha-Gahler: “Balluku” kundër integrimit, AKSHI më e rëndë se “Epstein”

17:48 | 18/02/2026
“Krenarë që do të presim samitin e NATO-s”, zbardhet takimi i Ballës me VanHorn

“Krenarë që do të presim samitin e NATO-s”, zbardhet takimi i Ballës me VanHorn

17:23 | 18/02/2026
Ramazani i parë në Gaza pas armëpushimit sjell gëzim të brishtë

Ramazani i parë në Gaza pas armëpushimit sjell gëzim të brishtë

17:20 | 18/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com