E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Vuçiç i kërkoi mos njohjen e Kosovës, reagon Greqia

Ministria e Jashtme e Greqisë, ka reaguar për here të pare në lidhje me deklaratën e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili disa ditë më pare i kërkoi Athinës zyrtare që të mos njohë pavarësinë e Kosovës.

Përmes një deklarate për Gazetën Express, është bërë e ditur  se pozicioni i Greqisë për pavarësinë e Kosovës mbetet i pandryshueshëm, pra nuk do të ketë njohje të pavarësisë.

Më tej, thuhet se vendi Helen po bashkëpunon me Kosovën në fusha të ndryshme, por pa i përfshirë aspektet e lidhua me statusin e vendit.

“Siç e dini, Greqia nuk e njeh Kosovën dhe pozicioni i saj mbetet i pandryshueshëm. “Njëkohësisht, është po aq e ditur se Greqia ka ndjekur një qasje konstruktive ndaj Prishtinës, duke qenë vend pritës i një “Zyre të Tregtisë dhe Çështjeve Ekonomike të Kosovës në Athinë” që nga viti 2019 dhe punon me Kosovën për shtimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Në këtë frymë, me qëllim të avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit tonë dypalësh dhe lehtësimit të funksionimit të Zyrës, pa i përfshirë aspektet e lidhura me statusin, kjo zyrë është riemërtuar “Zyra e Interesave të Kosovës në Athinë”.

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, z.Dendias, bëri një vizitë në Prishtinë tetorin e kaluar, duke i dhënë shtytje bashkëpunimit dypalësh, duke e vënë theksin në fushën ekonomike, përfshirë tregtinë dhe energjinë”, thuhet në përgjigje. Me qëllim të shtimit të mëtejmë të bashkëpunimit, ishin vendosur pikat e kontaktit, më saktësisht zëvendësministri Fragoyannis dhe homologu i tij në atë kohë, zëvendësministri Brajshori, të cilët zhvilluan një telekonferencë. Si hap vijues, Forumi i Katërt Biznesor Greqi – Kosovë u mbajt më 20 prill në mënyrë virtuale për shkak të krizës shëndetësore’’, thuhet më tej në deklaratë.

Lexo edhe :   Kosovë: Një viktimë dhe 17 raste të reja me Covid-19
Lexo edhe :   Pas Pireut, porti i Selanikut do të menaxhohet nga rusët, çfarë do të bëjë SHBA

Kërkesa e Vuçiç për Greqinë, vjen pasi Beogradi ndihet i shqetësuar nga thellimi i bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe tregtisë midis këtij shteti dhe Kosovësm si dhe faktit se kryediplomati grek, Nikos Dendias, pritet të realizojë në Prishtinë gjatë këtij muaji.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...