Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat ditore të të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend.
Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, ajo shkruan se sot janë kryer 19,197 vaksinime. Mansatirilu informoi se deri më tani janë tejkaluar 550 mijë vaksinime dhe procesi nuk ndalet në çdo cep të vendit.
”Vaksinimi nuk ndalet në çdo cep të vendit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Sot kapërcyem 550 mijë vaksinime. Shqipëria Buzëqesh”, shkruan Manastirliu.
#VaksinimiNukNdalet në çdo cep të vendit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve ??
? Sot kapërcyem 550 mijë vaksinime?? #ShqipëriaBuzëqesh? pic.twitter.com/6rTHAGdMAy
— Ogerta Manastirliu (@GManastirliu) May 5, 2021
Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 92 raste të reja si dhe ka humbur jetën 1 qytetar.
Ndërkohë, Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi masat e reja anti-covid. Në mbledhjen e sotme, fasha orare, mbajtja e maskave, ndalimi i grumbullimeve vijon të mbetet i njëjtë.
I vetmi ndryshim është lejimi i studentëve në auditore vetëm për raste konsultimesh dhe provimesh.