E shtunë, 12 Qershor, 2021
26.5 C
Tirana

Bashkëpunim me PS? Gjekmarkaj: Të përsëriten zgjedhjet, ose do të ketë protesta

Kandidati fitues për deputet në Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka hedhur poshtë mundësinë e një bashkëpunimi midis Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste.

I ftuar në emisionin ”Frontline”, Gjekmarkaj u shpreh se e vetmja gjë që mund të rinegociohet me mazhorancën, është përsëritja e zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas tij, zgjedhjet duhen përsëritur, sepse u trukuan nga kryeministri Edi Rama duhet ndryshuar verdiktin e popullit.

Ndër të tjera, Gjekmarkaj tha se opozita po përgatit dosjen e vjedhjes së votave dhe nëse mazhoranca nuk reflekton, do ketë protesta masive në vend.

Agron Gjekmarkaj: ”Nuk ka asnjë shans që atë që i ka vjedhur Partisë Demorkatike ta japë në pozitia vasiliteti. E vetmja gjë që mund të negociohet, meqë na ka ofruar një letër të bardhë, është që të negociohej përsëritja e zgjedhjeve në një qeveri teknike për të kthyer legjimitetin institucioneve në Shqipëri.  Vetëm kjo mund të negociohet për të kthyer dinjitetin bazik në Shqipëri. Ndryshe kulari do të jetë shumë i rëndë.

U trukuan numrat e zgjedhjeve. Zgjedhjet janë trukuar dhe te trukimi ka edhe vjedhje e çdo gjë tjetër. Zgjedhjet shënuan regres historik të kombit shqiptar. Shumë i kanë kërkiuar opozitës që të sillej si maxhoranca, por nuk do kishte asnjë moral, sepse do kishim dy anë të kriminalizuara të jetës shqiptare. Ka ende shpresë. Opozita është institucion moral, sepse është jashtë botës së krimit. Zgjedhjet në Shqipëri kanë rënë. Opozita do përgatisë dosje të vjedhjes së votave dhe nëse maxhoranca nuk reflekton, do ketë protesta masive në vend.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vlorë/ Po ndiqej nga policia, automjeti përplaset dhe përmbyset

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se një automjet nuk ndaloi gjatë postbllokut të policisë, dhe shoferi,  në...

Ushtarët e Antikrimit s’mund t’i hidhen krimit

Nga: Preç Zogaj Drejtësia e re me bashkautorësi amerikane dhe europiane, në konceptim dhe zbatim, të cilën unë e kam mbështetur e do të vazhdoj...

Asisti i Shaqirit nuk mjafton, Zvicra ndalet nga Uellsi (Video)

Përfundon ndeshja e dytë e kampionatit europian ''EURO 2020''. Ndeshja e vlefshme për grupin A, midis Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur në barazim, me...

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...