Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Basha e ka fjalën për ‘mosnjohje të humbjes’, jo për ‘mosnjohje të zgjedhjeve’

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Nga: Mero Baze

Lulzim Basha nuk ka problem me Parlamentin e dalë nga zgjedhjet që do të mblidhet në shtator, por me humbjen e tij deri në muajin korrik. Zgjedhja e kryetarit të ri të PD në korrik, ka prodhuar këtë debatin e paqartë dhe për vetë deputetët e PD, se çfarë nuk njeh Lulzim Basha pas 25 prillit.

Për inerci, të gjithë thonë që ai nuk njeh zgjedhjet, por në fakt ai nuk njeh vetëm humbjen e tij. Zgjedhjet i njeh, pasi ka pranuar që do marrë pjesë në Parlament.

Ndaj nuk duhet të shpërndahemi shumë. Duhet t’ia bëjmë më të lehtë këtë pjesën e përballimit të humbjes, pasi kjo nuk është një dhimbje që i zgjat shumë.

Zakonisht e ka deri në Kuvendin e radhës së PD në korrik, kur të rimarrë prapë firmën dhe vulën e kryetarit. Pastaj jeta vazhdon.

Diferenca mes  mosnjohjes së zgjedhjeve dhe mos njohjes së humbjes personale në zgjedhje, është e madhe.

Mosnjohje e zgjedhjeve, ka të bëjë me bojkotin e Kuvendit, daljen në rrugë dhe shpalljen e luftës kundër sistemit. Këtë e provoi më 2019 dhe nuk përsëritet më, pasi e pa që fatin e tij e kishte pastaj në dorë Kujtim Gjuzi.

Mosnjohja e humbjes është diçka më personale. Problemi që Lulzim Basha ka me humbjen, lidhet me faktin se sa i rrezikuar është ai në krye të PD.

E vërteta është se lidershipin e PD e dikton Berisha, me kultin e fortë të individit në strukturat e PD, por dhe presionin mafioz që organizon për ta mbajtur Bashën nën tension.

Por këtë radhë po ndodh diçka edhe më interesante. Vendosmëria e qartë e Bashës për të mos ikur nga kreu i PD, e ka bërë Berishën më të kujdesshëm. Përveç dy- tre vetëve, që i ka nxjerrë të sulmojnë Bashën, me qëllim që pastaj “ta mbrojë ai”, pjesa tjetër e veprimeve të Berishës është e kujdesëshme.

Ai nuk do të prodhojë një skenë lufte me Bashën deri më 22 korrik, pasi nuk ka më besim se Basha do tërhiqet nga beteja me të. Thjesht nuk do të turpërohet në pleqëri.

Rezultatet qesharake të Berishës si deputet, si më pak i votuar dhe se figura qesharake të PD-së, si fjala vjen Flamur Noka, e kanë bërë atë të reflektojë se është më mire të duket i fuqishëm duke qenë me Bashën, se sa ti diktojë Bashës, se çfarë duhet të bëjë.

Kjo është tinzaria e një plaku të pafuqishëm, që nuk do të prishë mitin e njeriut që ka gjithçka nën kontroll. Ndaj nuk do ta vërë veten në provë. Biles edhe pse dy ditë pas zgjedhjeve u shtrua me ishemi të lehtë në spital, nuk tregoi, se mos i binte miti i të pavdekshmit.

I qartë për këtë pozicion të Berishës dhe i vendosur për të mos u larguar, Lulzim Basha thjesht po mohon humbjen, pasi kjo i duhet deri ditën e rikonfirmimit në krye të PD në korrik.

Dhe kjo është një ngjarje thuajse e sigurtë.

Kështu që deri në korrik, do dëgjojmë për mos njohjen e humbjes së tij. Për mosnjohjen e zgjedhjeve, nuk keni për të dëgjuar më asgjë. Më 10 shtator e keni në Kuvend.

Tags: humbjelulzim bashamero bazemosnjohjeopinion

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Si u vra Qemal Stafa? Studiuesi nxjerr dokumentin zyrtar

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta

Socialistët janë në garë me kohën/ VOA: Komisioni Ligjeve pret nesër Metën

E bujshme/ Real Madrid kërkon mbrojtësin e Kombëtares shqiptare







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com