Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Tiranë, Varhelyi:  “Pa parlament të plotë nuk ecet drejt BE”

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë
Komisioneri Varhelyi: Pa parlament të plotë nuk ecni dot drejt rrugëtimit të BE

Komisioneri europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi, tha sot në Tiranë se “pa një parlament të plotë nuk është e mundur të ecet drejt Bashkimit Europian”. Ai bëri këto komente në përgjigje të një pyetje lidhur me situatën politike në Shqipëri pas zgjedhjeve të 25 Prillit. Opozita në vend i mbahet qëndrimit të saj për një masakër elektorale. Në forcën kryesore opozitare, Partinë Demokratike, janë hedhur ide nga më të ndryshme lidhur me rezultatin e zgjedhjeve. Kryetari Lulzim Basha mësohet të ketë kundërshtuar dje, gjatë një takimi me kandidatët për deputetë, propozimet për protesta duke u shprehur se “nuk është koha tani” pasi më parë sipas tij “duhet të vetëdijësojmë njerëzit për masakrën elektorale që edhe protesta të ketë kuptim”.

Komisioneri Varhelyi deklaroi gjatë një konference për shtyp me kryeministrin Edi Rama se “të gjitha parregullsitë, qoftë blerja e mundshme e votave, duhet të ndiqen nga të gjitha autoritetet gjyqësore”. Komisioneri europian shpjegoi se mundësia e një vendimi në Qershor për organizmin e Konferencës së parë ndërqeveritare për nisjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë do të kërkojë që “puna jo vetëm duhet të vazhdojë por dhe të përshpejtohet, jo vetëm nga qeveria, por dhe parlamenti i ri”.

Nga ana e tij kryeministri Rama përsëriti se shumica do të mbajë të shtrirë dorën e bashkëpunimit me PD-në. “Bindja dhe vullneti im është që mandati i tretë të mos i ngjajë dy të parëve në aspektin e luftës së brendshme politike. PS do ta braktisë llogoren e asaj lufte të vjetër, bajate, banale, krejt të panevojshme për vendin dhe për sa na takon do të fokusohemi plotësisht te punët e mëdha për të cilat jemi votuar e do ta mbajmë dorën të shtrirë pa asnjë ndërprerje për opozitën, për PD-n, e cila është ë mirëpritur, kurdoqoftë e sidoqoftë të kthehet me këmbë në tokë, për të hapur një proces diskutimi, krejtësisht pa asnjë kusht për mënyrën se si mund të kontribuojmë bashkarisht për të shtyrë sa më shumë përpara punët e patjetër dhe integrimin europian të Shqipërisë”, deklaroi zoti Rama.

Komisioneri Varhelyi ishte sot në Tiranë në kuadër të një turi Ballkanik për nisjen e shpërndarjes së 650 mijë dozave të vaksinave Pfizer, që BE ka ofruar si donacion për vendet e Ballkanit Perëndimor. Prej këtyre, Shqipëria pritet të marrë deri në muajin gusht 145 mijë doza, ndërsa në vend kanë mbërritur deri më tani afro 750 mijë doza, nga të paktën 4 lloj vaksina. Deri të martën në mbrëmje ishin përdorur mbi 537 mijë dhe të paktën 100 mijë persona kanë marrë tanimë të dyja dozat e nevojshme.

 

Tags: bekomisioneriOliver Varhelyitirane

TË LIDHURA

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë
Aktualitet

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë

22:47 | 06/09/2025
Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”
Aktualitet

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Bashkia e Peqinit rrethon rrugën historike Egnatia me asfalt, kryebashkiaku s’pranon kritikat
Aktualitet

Bashkia e Peqinit rrethon rrugën historike Egnatia me asfalt, kryebashkiaku s’pranon kritikat

20:18 | 06/09/2025
Next Post
Komiteti Teknik i Ekspertëve / Bino: Vaksinimi po ecën me ritme të shpejta

Komiteti Teknik i Ekspertëve / Bino: Vaksinimi po ecën me ritme të shpejta

KTE / Ogerta Manastirliu: Hiqet karantina për Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut

KTE / Ogerta Manastirliu: Hiqet karantina për Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut

Komiteti Teknik i Ekspertëve / Bino: Vaksinimi po ecën me ritme të shpejta

Komiteti i Ekspertëve, masat e reja: Si do të rikthehen në auditore studentët

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025




TË FUNDIT

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë
Aktualitet

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë

by mirseda
22:47 | 06/09/2025
0

Disa arrestime raportohet se janë kryer mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në kryeqytet. Sipas raportimeve,...

Loredana zbulon projektin e ri mediatik, “reality show” që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja

Loredana zbulon projektin e ri mediatik, “reality show” që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja

22:22 | 06/09/2025
Dinamo është shumë e fortë për Kukësin, skuadra e Ilir Dajës fiton me 3 gola në miqësore

Dinamo është shumë e fortë për Kukësin, skuadra e Ilir Dajës fiton me 3 gola në miqësore

22:09 | 06/09/2025
Parisi i përgjigjet Uashingtonit: Njohja e Palestinës nuk dëmtoi bisedimet për armëpushim

Parisi i përgjigjet Uashingtonit: Njohja e Palestinës nuk dëmtoi bisedimet për armëpushim

21:51 | 06/09/2025
Milionerë e miliarderë, kush ishin 33 biznesmenët që Trump bëri bashkë në një takim

Milionerë e miliarderë, kush ishin 33 biznesmenët që Trump bëri bashkë në një takim

21:43 | 06/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com