Komiteti Teknik i Ekspertëve / Bino: Vaksinimi po ecën me ritme të shpejta

Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Silva Bino në fjalën e saj në mbledhjen e mbajtur pak më parë ceku tre pika kryesore në lidhje me situatën në vend.

Së pari ajo theksoi të gjitha bashkitë e mëdha kanë shfaqur rënie të incidencës, përveç Bashkive Kukës dhe Lezhë. Më pas ajo vuri në dukje fushatën e suksesshme të vaksinimit.

Në fund znj. Bino tha se strategjia që kemi ndjekur nga Britana e Madhe është një strategji e cila ka sukses.

Silva Bino: Unë dua të them është se aktualisht të gjitha bashkitë e mëdha kanë një rënie të incidencës, përveç Bashkisë së Kukësit dhe të Lezhës. Gjatë gjithë kohës së pandemisë ne nuk kemi patur një incidencë kaq të ulët të pandemisë në vend. Ajo që është më e rëndësishme është ulja e incidencës së vdekjeve, megjithëse vijojmë ende të kemi persona të cilët po humbasin jetën si dhe vijojmë të kemi persona të shtruar në spital. Duke patur parasysh që vdekjet më të larta janë mbi personat mb 60-vjeç dhe nëse shohim grafikun vaksinimi ka një impakt të mirë në uljen e rasteve të vdekjes në këtë grup moshë. Deri në fund të vitit ne do të kemi një shtrirje tepër të madhe të vaksinimit. Përqindja e përhapjes së vaksimit ka filluar të matet dhe Gjirokastra është qarku me numrin më të lartë të vaksiinimeve, kjo lidhet dhe me moshën e lartë të popullatës në këto zona. Vaksinimi po ecën me ritme të shpejta dhe strategjia që kemi ndjekur nga Britana e Madhe është një strategji e cila ka sukses.