Komiteti i Ekspertëve, masat e reja: Si do të rikthehen në auditore studentët

Hiqet karantina për të ardhurit nga Greqia e maqedonia e Veriut, por mbetet kufizimi i orës policore nga ora 22.00 dri në 06.00. Ky ka qenë vendimi i marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për parandalimin e Covid-19. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në fjalën e saj para Komitetit bëri të ditur që në fillim se nuk do të ndryshojë ora policore. Më pas ajo bëri të ditur se do të hiqet karantina 14 ditore për personat që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Ndërsa për kthimin e studentëve në auditorë u shpreh se do të bëhet sipas një protokolli të caktuar. “Në çdo hap jemi treguar shumë të kujdesshëm qoftë sa i takon masave, apo edhe lirimit të masave. Do të jemi po kaq të kujdesshëm ku situata konsiderohet e kontrolluar. Në plan të parë është shëndeti

Nisur nga situata Komiteti i Ekspertëve ka patur një mbledhje dhe ka rivlerësuar masat e marra disa javë më parë. Ka bërë një rivlerësim në dy vendet fqinje, Greqi dhe Maqedoninë e Veriut, ku vihet re edhe ulja e rasteve.

Ndërkaq, me kërkesë të ministrisë së Arsimit do të lejohet hapja e auditorëve të universiteteve vetëm për konsultime dhe sezonin e provimeve sipas një kalendari të miratuar. Sipas manastirliut, universitet do të garantojnë një plan dhe të zbatojnë protokollet. “ Pavarësisht përmirësimeve do të mbetet në fuqi rregullat e tjera, ora policore nga ora 22:00 -6 të mëngjesit“, përfundoi Manastirliu.