Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Albin Kurtit ia zgjat jetën dialogu me Serbinë

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Kurti: Do votoja pro bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës

Nga: Ben Andoni

Albin Kurti është në gjysmën e 100 ditëve të para, koha kur një parti maturohet para publikut por më shumë se kaq, kur tregon një fytyrë më të qartë para elektoratit të vet. Gjithsesi qasja e qeverisë së tij sa i përket ndihmës së vendit për daljen nga pandemia është më shqetësuesja. Deri më tani, Kosova, në skenarin më të mirë, ka vetëm 10% të vaksinave, kurse një betejë e madhe e pret në të ardhmen që të shkojë përpara në një fushatë sfiduese.

Të mendosh se janë gati 60% e popullsisë, duke iu referuar burimeve prej kolegëve kosovarë, që kanë qasje problematike, atëherë e kupton problemin, që ai nuk po e merr parasysh si duhet. Çfarë e bën më paradoksale është edhe se ka gjetur justifikime aspak të llogjikuara për ndihmën e ofruar nga Shqipëria, ashtu si ka ngritur një mur pakënaqësie që e ka burimin prej selisë së VV për përfshirjen në zgjedhjet e Shqipërisë.

Përveç faktit që kryeministri aktual i Shqipërisë, që mori mandatin e tretë, e ka pritur me sportivitet përfshirjen; kurse segmente të opozitës e kanë parë si një maksimalizim të votave; e presidentit që e ka përdorur si eufemizëm forcën e njërit prej deputetëve të saj, Vetëvendosja me Kurtin kanë humbur jo pak me ndërfutjen e tyre.

Por më paradoksale ka qenë ende plani i munguar për rimëkëmbjen ekonomike, që përkundrejt pritshmërive deri tani duket se do u japë krah thjesht bizneseve, që ja kanë dalë shumë më mirë gjatë kësaj kohe bllokimi, ku janë ndihur p.sh. kolegjet private dhe bizneset e marketeve, që kanë punuar non-stop. Ndërkohë që duhej të mbështeteshin bizneset e goditura realisht. Kurti-1 ishte shumë me më tepër shpresë se Kurti -2. Në mandatin e vockël, arriti që të hartonte një plan emergjent qysh me rastin e para me Covid, shfuqizoi rrogat e frikshme të Ekzekutivit dhe zbriti numrin e zv/ministrave treguan seriozitetin e skajshëm, që i dha udhë dhe besim për mandatin e dytë.

Mbase edhe prej bashkimit me LDK-në, që me eksperiencën e saj, i dhanë një plan qeverisës të qartë. Atë, që Albin Kurti mendohet se do ta paraqisë këtë javë. Por që tashmë është konfuz dhe për më shumë i pasinqertë, siç ndodhi edhe me dialogun, që fajin për ngadalësimin po ia delegon qeverisë së LDK-së dhe mungesën e dokumentacionit të duhur prej saj!! Dhe ironia është më e madhe kur disa orë më parë Abdixhiku, shefi i ri i LDK-së ka shkruar se dokumentet i janë dorëzuar ditën e pranimit të detyrës, me 29 faqe raport, duke ia shpotitur paq kujtesën!!!

Qasja nga dialogu me Serbinë, që do të ishte në nivelet e ulëta të prioritetit të tij, tregon se tashmë do jetë kamardare që të largojë vëmendjen për problemet e brendshme të Kosovës ashtu si e provuan me “sukses” dhe paraardhësit e tij. Kur mendon se pengesa e një marrëveshjeje finale me Serbinë po ndikon në të gjitha problematikat e Kosovës, kupton se edhe Kurti do të futet jo vetëm i detyruar, ashtu si po ndodh, por edhe me shpresë t’i shpëtojë malit me probleme, që i qëndron në tryezën e zyrës së tij. Por më shumë se kaq dialogu dhe përfoljet i zgjat jetën në krye të ekzekutivit kosovar.

Tags: Albin Kurtiben andonidialogu Kosove-Serbiopinion

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin
Editorial - Opinione

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin

13:56 | 22/12/2025
Next Post
”E kemi amanet nga Berisha”/ Stresi: Ta harroni dorëheqjen e Bashës

''E kemi amanet nga Berisha''/ Stresi: Ta harroni dorëheqjen e Bashës

Jeta në Führerbunker: Si ishin ditët e fundit të Adolf Hitlerit

Jeta në Führerbunker: Si ishin ditët e fundit të Adolf Hitlerit

Specialja refuzon kërkesën e ish-pjesëtarëve të UÇK për lirim të përkohshëm

Specialja refuzon kërkesën e ish-pjesëtarëve të UÇK për lirim të përkohshëm







JU REKOMANDOJMË

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

22:36 | 10/11/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

16:07 | 24/12/2025




TË FUNDIT

SHBA: Stuhitë polare shkaktojnë anulime dhe vonesa masive fluturimesh.
Bota

SHBA: Stuhitë polare shkaktojnë anulime dhe vonesa masive fluturimesh.

by mirseda
22:44 | 26/12/2025
0

Mijëra fluturime u vonuan ose u anuluan në të gjithë Shtetet e Bashkuara sot (26 dhjetor), mes...

Shkelet marrëveshja e armëpushimit, Izraeli sulme ajrore mbi Liban

Shkelet marrëveshja e armëpushimit, Izraeli sulme ajrore mbi Liban

22:25 | 26/12/2025
OBSH: Një e treta e vdekjeve në Evropë lidhen me alkoolin

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Evropë lidhen me alkoolin

22:14 | 26/12/2025
Katër alpinistë vdesin nga orteku në Greqi

Katër alpinistë vdesin nga orteku në Greqi

21:34 | 26/12/2025
Salianji njofton takimin me demokratët në Shkodër

Salianji njofton takimin me demokratët në Shkodër

20:56 | 26/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com