Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Indi: Probleme me vaksinimet mes rritjes së infeksioneve me Covid-19

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Indi: Probleme me vaksinimet mes rritjes së infeksioneve me Covid-19

Përpjekjet e Indisë për të nisur regjistrimin e 1.4 miliardë banorëve të vendit për vaksinim kundër COVID-19-s, hasën në pengesa të mërkurën ndërsa vendi po përballet me një valë të dytë tejet problematike të sëmundjes.

Qeveria ka hapur një faqe në internet ku mund të regjistrohen për t’u vaksinuar të gjithë indianët 18 vjeç e lart. Vaksinimet pritet të fillojnë të shtunën. Megjithatë shumë njerëz vërshuan në rrjetet sociale duke u ankuar se ose faqja në internet kishte dalë jashtë funksionit ose nuk kishin qenë në gjendje të caktonin një takim.

Problemet me faqen në internet vijnë ndërsa ministria e Shëndetësisë raportoi të enjten 379,257 raste të reja me COVID-19 si dhe 3,645 viktima, duke shënuar një tjetër rekord njëditor për sa i takon numrit të vdekjeve. Sipas universitetit Johns Hopkins shifrat e reja e kanë rritur numrin e rasteve me koronavirus në Indi në 18.3 milionë si dhe atë të vdekjeve në mbi 204 mijë që nga fillimi i pandemisë.

Vala e dytë e koronavirusit ka çuar sistemin e kujdesit shëndetësor të vendit në prag të kolapsit, me spitale të tejmbushura e një mungesë serioze të oksigjenit, duke përkeqësuar një situatë tashmë të dëshpëruar. Shumë parqe e parkingje janë shndërruar në krematorë të improvizuar që punojnë pa pushim për të djegur trupa njerëzish.

Ekspertët e shëndetit publik kanë fajësuar mbi situatën përhapjen e varianteve më ngjitëse të virusit si dhe lehtësimin e kufizimeve për grumbullimet në turma të mëdha. Por pavarësisht nga kriza e përkeqësuar, më shumë se 8 milionë banorë në shtetin e Bengalit Perëndimor pritet të paraqiten të enjten në qendrat e votimit, për fazën e tetë dhe të fundit të zgjedhjeve shtetërore.

Në Indi vetëm 1.7% të popullsisë është vaksinuar plotësisht dhe ritmet e imunizimit kanë ecur ngadaltë që prej fillimit të tyre në janar. Vendi ka një mungesë vaksinash ndërsa po përballet gjithashtu me mungesën e lëndëve të para të nevojshme për prodhimin e tyre. Komuniteti ndërkombëtar është përgjigjur duke dërguar furnizime kritike në Indi, përfshirë respiratorë apo pajisje të tjera oksigjeni, ilaçe për trajtimin e sëmundjes si dhe lëndët e para të nevojshme për prodhimin e vaksinave.

Shtëpia e Bardhë thotë se një dërgesë e parë me furnizimeve mjekësore me vlerë 100 milionë dollarë do të mbërrijë në Indi të enjten. Bëhej fjalë për 1000 bombola oksigjeni, 15 milionë maska (N95) dhe 1 milion teste të shpejta diagnostikuese, së bashku me lëndët e para që do t’i mundësojë Indisë të prodhojë 20 milionë doza të vaksinës AstraZeneca.

Departamenti amerikan i Shtetit këshilloi të mërkurën amerikanët të mos udhëtojnë drejt Indisë, vendi më i fundit që vendos një paralajmërim ose ndalim të plotë për të vizituar vendin./VOA/

Tags: COVID-19indivaksinimi

TË LIDHURA

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari
Bota

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë
Bota

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Erdogan optimist pas takimit me Putinin: Paqja në Ukrainë nuk është larg
Bota

Erdogan optimist pas takimit me Putinin: Paqja në Ukrainë nuk është larg

16:08 | 13/12/2025
Next Post
U përfshinë në listën “Basha”, sa vota i sollën PD-së aleatët

U përfshinë në listën "Basha", sa vota i sollën PD-së aleatët

”Besa-Besë”/ Meta ”harron” dorëheqjen, poston foton me të birin

''Besa-Besë''/ Meta ''harron'' dorëheqjen, poston foton me të birin

Tre pacientë humbin jetën në spitalin Infektiv në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike mbetet e qëndrueshme, shënohen 3 viktima nga Covid







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovo

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

by mirseda
22:41 | 13/12/2025
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur në Selinë e Shenjtë, në audiencë nga...

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

22:24 | 13/12/2025
Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com