Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Pas fitores së PS – Shtypi gjerman mbi Shqipërinë

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Pas fitores së PS – Shtypi gjerman mbi Shqipërinë

Nën titullin “Edi Rama mund të vazhdojë të qeverisë” gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” thekson se Partia Socialiste ka arritur shumicën absolute në zgjedhjet parlamentare dhe mund të qeverisë e vetme.

Për Edi Ramën ky është mandati i tretë, shkruan SZ, por thekson se “zgjedhjet u shoqëruan, ashtu si edhe votimet e mëparshme, nga një përdorim i dukshëm masiv i burimeve të qeveritarëve dhe me gjasë edhe të blerjes së votës që është mjaft e përhapur.”

Süddeutsche Zeitung nënvizon, se një fitore me një shumicë të tillë ka ardhur me gjasë edhe përmes manovrave jolegale. “Vëzhgues ndërkombëtarë panë se si qeveritarë në fushatë zgjedhore ‘përdorën postet publike’, sipas Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, PACE”, shkruan gazeta gjermane.

Edhe gazeta “Neue Zürcher Zeitung” nën titullin “Edi Rama triumfon për herë të tretë” shkruan se ish-piktori mbetet njeriu i fortë në Shqipëri, dhe se megjithë fitoren e qartë, ai ka humbur disi pushtet.

“Fitorja e zgjedhjeve është një fitore personale për Edi Ramën. Kreu i qeverisë në vitet e fundit i hoqi qafe shumicën e konkurrentëve të brendshëm dhe shpesh i zëvendësoi ata me njerëz besnikë, të panjohur si kandidatë.” Për analistin Volker Pabst, Edi Rama erdhi në pushtet si ish-piktor dhe basketbollist me shpresën për të luftuar korrupsionin dhe për të bërë reforma, por shumë pak ka mbetur nga kjo shpresë. “Partia e tij është e lidhur me sipërmarrës të fuqishëm, krimi i organizuar lulëzon.”

Por sipas NZZ nga kjo gjendje pakënaqësie nuk përfitoi dot opozita, pasi Lulzim Basha nuk u pa si alternativë e vërtetë. “Basha ka pasur disa poste ministrore në qeverinë e parardhësit të kontestuar të Ramës, Sali Berisha. Përveç kësaj Partia Demokratike bëri gabime. Me bojkotimin e parlamentit ajo humbi prezencë. Programin e saj zgjedhor kjo parti e paraqiti vonë.”

“Edi Rama feston mandatin e tretë” e titullon gazeta gjermane “taz” artikullin e saj duke vazhduar me ironi, se tani ai mund të vazhdojë ta çojë në rrënim edhe katër vjet vendin e tij. Sipas OSBE zgjedhjet u zhvilluan të qeta, shkruan taz. “Megjithatë blerja e votës mbetet problem në Shqipëri. Edhe pak para votimeve, më 24 prill u postuan video në Facebook, ku përkrahës*e të Partisë Socialiste shpërndanin para në zonën e varfër të Dibrës. Edhe me zgjedhjen e dytë të Edi Ramës në vitin 2017 ka pasur akuza të tilla.”

Kurse gazeta “Zeit” pasi thekson fitoren e socialistëve në zgjedhjet e 25 Prillit shkruan, se pjesëmarrja në zgjedhje u rrit krahasuar me vitin 2017. “Në parlamentin e ri ia doli të hyjë edhe Partia Socialdemokrate, PSD e sipërmarrësit të kontestuar, Tom Doshi. Me 2% të votave ajo arriti tre mandate. Partia përfitoi nga mosbalancimi rajonal i sistemit zgjedhor dhe fuqisë elektorale në qytetin verior, Shkodër.”/DW/

Tags: edi ramagazeta gjermaneQeveriaZgjedhjet

TË LIDHURA

Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale,
Aktualitet

Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale,

10:22 | 22/12/2025
Festat e fundvitit, policia plan masash në kufi dhe porte
Aktualitet

Festat e fundvitit, policia plan masash në kufi dhe porte

09:26 | 22/12/2025
Të rinjtë kanë ikur; 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45 vjeç
Analizë

Të rinjtë kanë ikur; 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45 vjeç

09:09 | 22/12/2025
Next Post
Përmbytjet në Librazhd/ Reagon Balla: Po evakuohen banorët

Balla i përgjigjet Metës: E paske tharë që në mëngjes shishen e rakisë

UÇK-ja/ Ngjela: Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën do lërë PS në minorancë

Basha nuk dha dorëheqjen, Ngjela: E vetmja demokrate është Jozefina Topalli

Zgjerimi i Greqisë me 12 milje, Berisha: Rama po shet detin

As Berisha nuk i njeh zgjedhjet: Klanet e krimit blenë të paktën 10-12 mandate







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale,
Aktualitet

Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale,

by mirseda
10:22 | 22/12/2025
0

Pasi Altin Dumani i kaloi stafetën, kreu i ri i SPAK, Klodian Braho ka folur për herë...

Trump emëron guvernatorin e Luizianës të dërguar special në Groenlandë

Trump emëron guvernatorin e Luizianës të dërguar special në Groenlandë

09:28 | 22/12/2025
Festat e fundvitit, policia plan masash në kufi dhe porte

Festat e fundvitit, policia plan masash në kufi dhe porte

09:26 | 22/12/2025
Të rinjtë kanë ikur; 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45 vjeç

Të rinjtë kanë ikur; 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45 vjeç

09:09 | 22/12/2025
Dorëzim detyre në SPAK/ Klodian Braho pason Altin Dumanin në krye të institucionit

Dorëzim detyre në SPAK/ Klodian Braho pason Altin Dumanin në krye të institucionit

09:06 | 22/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com