pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24royalbetjustin tvsmartbahistaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombelugabahisperabetmatbet girişzenbetmarsbahis girişzenbetzenbetcasibombetciopusulabet girişjojobet canlıbetgit1win giriş1winbetgit girişbetgitromabet girişromabetgameofbet giriş1winbetbey girişgameofbettambet girişbetbeyradissonbet giriştambetcratosroyalbet girişradissonbetsuperbetinmarsbahis girişmatbet girişbelugabahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetsalvadorpalacebetteosbet1winbetgitromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişsekabetbetsalvadorholiganbetbetciocasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetmatbetgrandpashabetbahiscomhititbetcasibomsuperbetinpusulabetholiganbetjojobetCasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişPusulabetPusulabetmeritbetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

As Berisha nuk i njeh zgjedhjet: Klanet e krimit blenë të paktën 10-12 mandate

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar 25 prillin si një ditë të zezë në historinë e demokracisë në Shqipëri dhe ditën e zgjedhjeve jo-demokratike.

Berisha u shpreh se vota e lirë e shqiptarëve është ekzekutuar para se të hidhej në kuti, duke akuzuar kështu maxhorancën për blerje votash.

Berisha shton se kanabisi i mbjellë në të gjithë Shqipërinë në vitin 2020 u kthye në të paktën 12 mandate në vend, dhe këto mandate do të kthehen sërish në drogë.

Ndër të tjera, Berisha sugjeroi që të gjitha faktet për krime elektorale të mblidhen në një “Libër të Zi” dhe t’i dërgohen institucioneve ndërkombëtare.

Postimi i Berishës në rrjetin social, Facebook

25 prilli, dite e zeze ne historine e demokracise ne Shqiperi!

Zgjedhjet jo demokratike!

Mandat mbi drogen, krimin, blerjen dhe abuzimin me pushtetin!

Vota e lire e shqiptareve u ekzekutua para se te hidhej ne kuti!

Te dashur miq, zgjedhjet apo me sakte farsa e tyre perfundoi. Gjate fushates dhe keto dite me eshte rikujtuar viti 2000. Ne tetor te atij viti do zhvilloheshin zgjedhjet lokale. Ish presidenti i SHBA Xhimi Karter dergoi nga Qendra e tij, qe ne gusht te atij viti, nje mision faktmbledhes per te marre persiper vezhgimin e zgjedhjeve.

Misioni i Presidentit Karter pas dy jave qendrimi u largua nga Shqiperia dhe vendosi te mos i vezhgonte zgjedhjet pasi konstatoi se qeveria socialiste i kishte ekzekutuar ato para se te zhvilloheshin.

E njejta gje ndodhi pas 20 vitesh me zgjedhjet e 25 prillit te vitit 2021. Vota e lire e shqiptareve u dhunua para se te hidhej ne kuti per asrsyet qe vijojne.

1- Nga droga.

Viti 2020, pra viti para zgjedhor ishte viti ne te cilen me ftese te kreut te narkoshtetit Shqiperia u mbulua me kanabis de juro medicinalis kurse de facto ‘electoralis’.

Ne keto zgjedhje me shume se ne te gjitha tjerat vetem droga medicinale u kthye te pakten ne 12 mandate dhe mandatet ne nje rreth vicioz do kthehen ne droge.

2- Narkoshteti.

Ne keto zgjedhje me shume se ne çdo fushate tjeter narkoshteti u shnderrua ne makineri elektorale te Kreut te Meduzes.

Parlamenti ne shkelje te konsensusit te vendosur mes forcave politike beri ndryshime kushtetuese ligjore, me te cilat favorizohej me disa mandate partia e qeverise.

KQZ, Kolegji, Policia e shtetit, Porkuroria dhe gjykatat e partise ne 98% te vendimeve qendruan besnike te palekundura te partise shtet. Po ndalem ketu vetem ne ngjarjen tragjike te 14 Marsit ne Elbasan.

Banda e personave ne shoqerim te Edi Rames sulmoi shtazerisht e keqtrajtoi fizikisht para kamerave dhe ne prani te bossit te tyre mbeshtetes te opozites.

Asnje nga keta bandite nuk u penalizua nga policia, prokuroria e partise sepse duheshin te vazhdonin misionin tyre kriminal te terrorizimit te popullates dhe blerjes se votes.

Ndaj dhe me 21 Mars kjo bande kishte dale publikisht dhe e armatosur per blerje votash, gje qe solli pergjakjen e Elbasanit.

Pas ngjarjes narkopolicia dhe narkoprokuroria fshehen ne menyre kriminale provat qe faktonin se ne makina u gjeten materiale per blerje te votes.

Perveç kesaj, dispozitat e kodit elektoral por dhe nenet e Kartes se Kopenhegenit per zgjedhjet e lira qe ndalojne perdorimin e burimeve te qeverise dhe shtetit per ndikim ne procesin zgjedhor, u shkelen me urdhera, ligje, vendime dhe akte te gjitha publike me qindra here nga Edi Rama dhe zyrtaret e tij.

Nuk po ndalem ketu ne perdorimin e mjeteve shteterore dhe administrates per fushate nga Edi Rama dhe ministra e narkozyrtaret e tij as tek qindra tendera dhe prokurime publike

ne funksion te zgjedhjeve, as ne dhjetra e dhjetra inaugurime elektorale po po jap ketu vetem nje fakt;

Vetem bashkia e Durresit ka levruar pas dates 25 Mars transferta nga Thesari per individin (te demtuarit nga termeti) 83 here me shume se sa ka levruar nga 1 dhjetori i vitit 2019 deri me 25 Mars te vitit 2021.

Pengmarrja e votes me te dhenat personale te qytetareve.

Dergimi nga Edi Rama i te  dhenave personale te 1 milion qytetarve  mbrojtura me ligj dhe kushtetute ne çdo vend demokratik te botes nga e-Albania ne seline e partise socialiste perben megakrimin elektoral me te madhin ne histori, perben aktin me te rende pas burgosjes politike qe nje shtet mund te kryej ndaj qytetareve te tij.

Ky akt de fakt shenon jo vetem deligjitimin e zgjedhjeve por edhe te shtetit bandit qe kryen ate.

Edi Rama pajisi patronazhistet e tij me te dhena qe dikur sigurimi i shtetit pajiste patronazhistet e partise shtet qe te merrnin peng dhe te konfiskonin voten e qytetareve shqiptar.

Po ne kete kontekst, narkoshteti me kontrollin e tij te rrepte ndaj mediave dhe blerjen e polleve per manipulimin e opinionit, shenon ne çdo aspekt nje rekord te zi ne pabarzine e paraqitjes se fushtes elektorale te paleve ne gare.

Keshtu, me shnderrimin e narkoshtetit ne makineri elektorale u asgjesua barazia midis paleve, kushti i te gjitha kushteve per zgjedhje te drejta sipas standarteve nderkombetare dhe vota e lire u fut ne agoni.

3-Blerja e votes ne zgjedhjet e 25 Prillit ishte me masive se kurre me pare.

Ajo u shnderrua ne nje mega treg pothuaj publik.

Partia Doshi eshte vetem nje shembull i “industrializimit” te blerjes se votes per llogari te Edi Rames sepse makineria me e madhe e blerjes se votes e ketij megakrimi elektoral qendron ne Partin Socialiste.

Keshtu nga klanet Gjici, Frroku, Beqaj, Sterkaj, Ndreu, Ndreca, Malaj, Rraja, Ahmeti, Manstirliu, Balluku, Koka, Çyrbja, Balla, Gjiknuri, Brace, Peleshi, Klosi, Çuçi, etj jane shpenzuar per blerje votash me euro, ushqime, dhe favore te tjera se paku  dhjetfishi  i shumave te shpenzuara nga Doshi per kete qellim.

Me keto shuma jane blere me se paku 10-12 mandate.

Per te gjitha sa me siper dhe te tjera per te cilat nuk po ndalem, dua te them se vota e lire si shprehje e vullnetit te qytetareve te lire vdiq pa u futur ne kuti dhe natyrisht ne kuti nuk mund te kishte fat tjeter nga ai para kutise.

Ne keto rrethana, me te drejte shtrohet pyetja: A duhej opozita te ndiqte kete farse elektorale? Pergjigja ime eshte e prere Po.

Kjo sepse ajo duhet ti permbahet e palekundur parimit te saj themelor te ardhjes ne pushtet me voten e qytetareve dhe se dyti duke mos marre pjese ne zgjedhje ajo humbiste te drejten per te qene avokate e besueshme e votes se lire tek shqiptaret dhe miqte dhe partneret tane nderkombetar.

Keshtu qe pavaresisht nga te gjitha mendoj se ajo veproj drejte qe mori  pjese ne keto zgjedhje.

Duke mos mohuar rendesine e padiskutueshme dhe detyrimin e pashmengshem e nje analize te thelle per nxjerrjen e pergjegjesive per rezultatin e ketyre zgjedhjeve nga cilido dhe te drejten e pamohueshme te gjithsejcilit per te kerkuar ne gje te tille, mendoj se e nje rendesie jetike per qytetaret, opoziten, militantet dhe mbeshtetesit e saj qe sakrifikuan aq shume ne keto zgjedhje si dhe per vendin ne teresi eshte mbledhja, administrimi dhe sistemimi i çdo dokumenti, fakti, argumenti dhe pregatitja me seriozitet e objektivitet e Librit te Zi te zgjedhjeve jo demokratike te vitit 2021 ne Shqiperi.

Ky liber duhet ne kohen me te shkurter tju dergohet institucioneve te shtetit njepartiak, OSBE ODHIR, misioni vezhgues i te cilit ka bere nje raport paraprak te paanshem dhe objektiv per keto zgjedhje.

Libri duhet tju dergohet dhe te gjitha institucioneve nderkombetare, Keshillit te Europes, Komisionit Europian, Parlamentit Europian, Kongresit te SHBA, Bundestagut, parlamenteve, ministrive te jashtme, qeverive te vendeve anetare te BE dhe NATO-s dhe menjehere per te gjitha shkeljet e tmerrshme te Konventes Europiane te te Drejtave te Njeriut te paprecedent ne historine e Keshillit te Europes duhet drejtuar Gjykates Nderkombetare te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg. Kjo nuk eshte nje beteje e lehte por nisur dhe nga precedenti eshte beteje qe fitohet plotesisht.

Zyrtaret, qeveritaret qe qendrojne per voten e lire mirepresin Librin e Zi te zgjedhjeve 2021 te Shqiperise si nje  perpjekje serioze, legjitime te  opozites shqiptare. Ky eshte nje mision i larte sa shqiptar aq dhe nderkombetar per te gozhduar para botes Lukadrogen e Shqiperise dhe per tju rikthyer shqiptareve voten e lire. sb

TË LIDHURA

Aktualitet

Arratisje gjatë funeralit të vëllait, shqiptari 47-vjeçar zhduket nga varrezat në Australi

14:57 | 13/06/2026
Aktualitet

Vodhën xhirot ditore të 12 bizneseve në Lezhë, arrestohet 21-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori i tij

14:36 | 13/06/2026
Politikë

Berisha: Heqja e sanksionimit të SHBA-së ndaj meje, korrigjim i një vendimi të padrejtë

13:54 | 13/06/2026
Next Post

Vuçiç: As mos ëndërroni që Serbia do ta njohë Kosovën

Vasili denoncon: Votat e LSI po numërohen për kandidatët e PS (Foto)

Tërmeti trondit Indinë, lëkundjet 6 ballë shkaktojnë çarje të tokës







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Kosovo

Përfundon numërimi në përfaqësitë diplomatike, LVV siguron mandatin e 50-të në Kosovë

by mirseda
15:26 | 13/06/2026
0

Ka përfunduar numërimi dhe procesimi i votave nga të gjitha 47 vendvotimet e organizuara në përfaqësitë diplomatike...

Ronaldo: Ky brez do t’i japë shumë gëzim Portugalisë, synimi ynë mbetet titulli kampion bote

15:07 | 13/06/2026

Arratisje gjatë funeralit të vëllait, shqiptari 47-vjeçar zhduket nga varrezat në Australi

14:57 | 13/06/2026

Vodhën xhirot ditore të 12 bizneseve në Lezhë, arrestohet 21-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori i tij

14:36 | 13/06/2026

Berisha: Heqja e sanksionimit të SHBA-së ndaj meje, korrigjim i një vendimi të padrejtë

13:54 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com