Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Rusia urdhëron tërheqjen e trupave, por mban armatimet e rënda pranë Ukrainës

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Rusia urdhëron tërheqjen e trupave, por mban armatimet e rënda pranë Ukrainës

Ministri rus i Mbrojtjes urdhëroi të enjten trupat të kthehen në bazat e tyre të përhershme nisur nga dita e premte, pas stërvitjeve masive në Krime që përfshinë dhjetëra anije të marinës, avionë luftarakë dhe mijëra trupa, në një shfaqje të forcës mes tensioneve me Ukrainën.

Sipas asaj që raporton agjencia e lajmeve, Associated Press, pasi vëzhgoi stërvitjet ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu deklaroi se ato kishin mbaruar dhe urdhëroi ushtrinë të tërhiqte trupat që morën pjesë në manovrat në Krime dhe Rusinë perëndimore përsëri në bazat e tyre të përhershme.

“Unë i konsideroj të përmbushura qëllimet e kontrollit të shpejtë të gatishmërisë. Trupat kanë treguar aftësinë e tyre mbrojtëse dhe unë vendosa të përfundoj stërvitjet ushtarake në jug dhe perëndim“, citohet të ketë thënë ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Sipas deklaratës së zotit Shoigu trupat duhet të kthehen në bazat e tyre deri më 1 maj. Por disa armatime të rënda do të qëndrojnë të pozicionuara në Rusinë perëndimore, pasi sipas tij një tjetër stërvitje masive ushtarake do të zhvillohet gjatë këtij viti.

Ushtria ruse nuk e ka raportuar numrin e trupave shtesë që janë zhvendosur në Krime dhe pjesë të Rusisë jugperëndimore, pranë Ukrainës dhe nuk ishte menjëherë e qartë nga deklarata e ministrit Shoigu nëse të gjitha trupat tani do të tërhiqen.

SHBA dhe NATO kanë thënë se grumbullimi i trupave ruse pranë Ukrainës ishte më i madhi që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se manovrat në Krime përfshinin më shumë se 60 anije, mbi 10 mijë trupa, rreth 200 avionë dhe rreth 1200 automjete ushtarake.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy përshëndeti vendimin e Moskës për tërheqjen e trupave në kufi, por tha se Kievi do të qëndrojë vigjilent.

“Reduktimi i trupave në kufirin tonë në mënyrë proporcionale zvogëlon tensionin”, shkruajti në rrjetin social Twitter zoti Zelenskiy./VOA/

Tags: armatimekufirusiUkrainë

TË LIDHURA

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

22:51 | 19/03/2026
Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia
Bota

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Next Post
”Nuk kërcënojmë”/ Vuçiç: Shqiptarët duhet të bien dakord për një kompromis

''Nuk kërcënojmë''/ Vuçiç: Shqiptarët duhet të bien dakord për një kompromis

Topalli: Nuk do kem koalicion me Bashën, Metën apo Ramën

Topalli i sulmon të gjithë: Rama, Basha dhe Meta janë bashkë

Bozo: Vota të shkojë në drejtimin e duhur, PS forca më progresiste në vend

Bozo: Vota të shkojë në drejtimin e duhur, PS forca më progresiste në vend







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com