”Nuk kërcënojmë”/ Vuçiç: Shqiptarët duhet të bien dakord për një kompromis

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur se Prishtina dhe Beogradi duhet që të përmbushin zotimet e bëra në Bruksel.

Gjatë një takimi online me Përfaqësuesit e Këshillit Atlantik, për “Mini-Schengen”, Vuçiç foli për situatën e Covid, si dhe gjendjen e rajonit të Ballkanit, ku dhe përmendi Kosovën.

Vuçiç tha se shqiptarët duhet që të bien në një kompromis të caktuar, ndërkohë që shtoi se Prishtina vetëm kërcënon çdo ditë dhe se nuk ka asnjë reagim nga SHBA apo BE, dhe theksoi se Serbia nuk ka kërcënuar asnjëherë.

 “Jo të gjithë mund të marrin gjithçka, por shqiptarët duhet të bien dakord për një kompromis të caktuar. Ju nuk dëgjoni ndonjë shantazh nga Beogradi. Ne nuk kërcënojmë me dëmshpërblim lufte dhe procese gjyqësore, por ne i dëgjojmë këto çdo ditë nga Prishtina dhe nuk ka asnjë reagim nga SHBA-ja dhe BE-ja”, tha Vuçiç.