Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi feston sot 47-vjetorin e lindjes, teksa nuk kanë munguar urimet dhe dhurata nga miqtë e afërt, por dhe të politikës.
Me rastin e ditëlindjes, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij, Aurela i kanë dhuruar Kryemadhit një buqetë me lule të kuqe.
“Edhe 100 vite të bukura dhe të lumtura, Aurela dhe Luli”,- shkruhet në urimin e tyre, e postuar nga vetë Kryemadhi në rrjetet sociale.
Përvec raporteve politike me kryedemokratin Basha për shkak të koalicionit opzitar, Kryemadhi ka një raport miqësor dhe me bashkëshorten e tij, pasi disa herë janë parë bashkë.