Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Danimarka, vendi i parë evropian me “pasaportën e koronës”, ja si po funksionon

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Danimarka, vendi i parë evropian me “pasaportën e koronës”, ja si po funksionon

Që prej së martës së datës 6 prill, qeveria daneze ka filluar të heqë disa kufizime të vendosura për shkak të pandemisë së Covid-19, dhe të vërë në zbatim një plan që ndër të tjera parashikon rihapjen e vendit çdo dy javë.

Gjithashtu, po nga e marta ka hyrë në fuqi e ashtuquajtura “corona pass”, një certifikim, në formën e një aplikacioni në telefon apo të letrës klasike -që u jep mundësinë atyre që e zotërojnë atë  që të hyjnë në dyqane të caktuara, dhe të kryejnë aktivitete të caktuara, të cilat janë të ndaluara për të gjithë të tjerët.

Certifikata në fjalë mund të merret nëse një qytetar danez i ka marrë të dyja dozat e vaksinës, nëse ka një rezultat negativ nga një test i kryer 72 orët e fundit, ose nëse tashmë e ka kaluar Covid-19. Në rastin e fundit, dokumenti është i vlefshëm që 2 javë nga testi i fundit negativ dhe deri për 10 javë të tjera.

Javët e fundit, disa vende kanë miratuar detyrimin e pajisjes së njerëzve me certifikata të ngjashme për njerëzit që duan udhëtojnë apo vijnë nga jashtë vendit. Edhe Bashkimi Evropian po vlerëson përdorimin e diçkaje të ngjashme për të lejuar udhëtime pa kufizime brenda unionit, sidomos në verë për t’i dhënë frymëmarrje sezonit turistik.

Ndërkohë,disa vende si Estonia apo Polonia kanë filluar testimin e “pasaportave të vaksinës”, edhe pse për momentin në një formë shumë të kufizuar. Gjithsesi, Danimarka është vendi i parë evropian që ka futur në përdorim një dokumenti të tillë,që lejon kategori të ndryshme njerëzish të marrin pjesë në aktivitete të veçanta.

Danezja “corona pass” – e ngjashme në disa mënyra me “Green Pass” të Izraelit – mund

të bëhet një model edhe për qeveritë e tjera evropiane, që po diskutojnë aktualisht se si të menaxhojnë rihapjet e vendeve të tyre dhe të rikthehen në normalitet pas valës së fundit goditëse të pandemisë.

Autoritetet daneze, thonë se “corona pass” është një masë e përkohshme, e cila do të përdoret derisa të vaksinohet shumica e popullsisë, domethënë deri pas verës. Shërbimet në dispozicion të atyre që e zotërojnë një dokument të tillë, varen nga relaksimi gradual i kufizimeve.

Për shembull, të martënu rihapën sallonet e parukierëve, artistëve të tatuazheve dhe autoshkollat. Atje mund të shkoni por vetëm duke paraqitur këtë kartë. Nga ana tjetër, nuk ka asnjë detyrim të tillë për shkollat ​​dhe universitetet, të cilat u rihapën po të martën.

Nga 6 maj, do të jetë gjithashtu e mundur të shkohet në kinematë të mbyllura, teatrot, muzeumet dhe restorantet, ndërsa rihapja e madhe është planifikuar të ndodhë më21 maj, atëherë kur shpresohet të jenë vaksinuar gati të gjithë njerëzit mbi 50 vjeç.

Një nga problemet kryesore të kësaj nisme, është se kontrollet u janë besuar blerësve dhe menaxherëve në hyrje të bizneseve të tyre. Shumë prej tyre po ankohen se u janë ngarkuar përgjegjësi të tepërta. Në kryeqytetin Kopenhagë, ka pasur protesta nga grupe pak a shumë të organizuara,të cilat kanë filluar prej kohësh një fushatë kundër kufizimeve.

Kritikat burojnë edhe nga fakti që janë parashikuar ndëshkime të ashpra për ata që nuk respektojnë rregullat e reja të përcaktuara në certifikatë. Pronarët e dyqaneve rrezikojnë të gjobiten nga 400 në 6 mijë euro, ndërsa klientët përballen me një gjobë prej rreth 330 euro.

Deri tani pak më shumë se 13 për qind e popullsisë daneze ka marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit, nga një total prej 5.8 milion banorësh, ndërsa 7 për qind i kanë marrë të dyja dozat.

Burimi i lajmit: https://www.ilpost.it/2021/04/07/danimarca-pass-coronavirus/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: COVID-19Danimarkapasaporta

TË LIDHURA

Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat
Bota

Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

20:21 | 03/01/2026
FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago
Bota

FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

20:00 | 03/01/2026
Presidentja e PE: Venezuela do të jetë e lirë! Nuk e njohim Maduron si president të ligjshëm
Bota

Presidentja e PE: Venezuela do të jetë e lirë! Nuk e njohim Maduron si president të ligjshëm

19:21 | 03/01/2026
Next Post
Basha tregon 3 detyrat që do të bëjë në qeveri për vaksinimin

Basha tregon 3 detyrat që do të bëjë në qeveri për vaksinimin

Meta: Basha, politikan evropian! Rama, tipik lindor

Meta: Basha, politikan evropian! Rama, tipik lindor

Rama zbulon çfarë do të ndodhë me masat kufizuese në muajin e Ramazanit

Rama zbulon çfarë do të ndodhë me masat kufizuese në muajin e Ramazanit







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025




TË FUNDIT

Adriatik Lapaj sërish në telashe, procedohet. 4 aktivistë të “Shqipëria bëhet” në pranga. Akuzat
Aktualitet

Adriatik Lapaj sërish në telashe, procedohet. 4 aktivistë të “Shqipëria bëhet” në pranga. Akuzat

by mirseda
10:06 | 05/01/2026
0

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 aktivistë të Lëvizjes ‘Shqipëria bëhet’ , të cilët protestuan para Kryeministrisë,...

Shtyhet gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

Shtyhet gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

09:44 | 05/01/2026
Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

22:07 | 03/01/2026
Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

20:36 | 03/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com