Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka treguar 3 detyrat që do të bëjë në qeveri për procesin e vaksinimit.
I ftuar në emisionin ”Real Story’’, tha se vaksinimi nuk do të ndalet pavarësisht detyrave apo atyre që kanë ndodhur më parë.
Lulzim Basha: Derisa s’ka miratim, Europa nuk po e administron Sinovac. Çështja është fare e thjeshtë. Do të bëja transparencë totale, informim sa më të drejtpërdrejtë, që qytetarët të kuptojnë se është e domosdoshme, dhe që nuk i kam sjellë unë me çantë, as mi ka falur ndonjë, por i kam blerë me paratë tuaja. Rama ka dështuar t’i bëjë. Me mua administrimi do të jetë transparent, vaksinat të çertifikuara nga BE.
Pyetje: Do e pezulloni vaksinimin për transparencë?
Lulzim Basha: Jo, jo. Mendoj se isha i qartë. Ky proces është i paragjykuar. Vetëm 3 nga ky televizion që kanë bërë vaksinën. Ky është shqetësues. Refuzojnë. Dhe ky ka lindur nga keqmenaxhimi. Hapësira për përmirësim është gjigande. Vaksinimi është keqmenaxhuar, dhe pasojat bien mbi qytetarët.