Rama zbulon çfarë do të ndodhë me masat kufizuese në muajin e Ramazanit

Kryeministri Edi Rama, deklaroi se muaji i Ramazanit pritet që të jetë dhe koha kur të kemi një lehtësim të masave kufizuese kundër koronavirusit.

I ftuar në emisionin ”Log”, Rama tha ka kërkuar nga Komiteti Teknik që të ketë dhe ulje të orës policore, por duket se akoma nuk është momenti i duhur.

Ndër të tjera, Rama u shpreh se këtë vit me procesin e vaksinimit do të kemi një mundësi më të lehtë dhe turizmi do të marrë frymë lirisht.

Edi Rama: ”Sot akoma ka njerëz që ankohen pse nuk shtyhet ora policore dhe pse është deri në orën 20:00 një gjë është pak por është e sigurtë vaksinimi duhet të shoqërohet me distancim ndaj reagoj ndaj dasmave të infektimit të opozitës pasi çdo orë që fitojmë zot do na vlejë shumë nesër. Me vaksinimin e mësuesve është bërë një hap i rëndësishëm para. Fillon Ramazani dhe një pjesë e ritualit të Ramazanit e dimë që ka një ritual që është në orën 22:00. Ministri turk po më thoshte se për shkak të Ramazanit mund të kishte një shtrëngim, ndërsa unë kam bërë një gjë ndryshe mendoj se mund të kemi një përhapje por duhet të jemi të kujdesshëm dhe nuk duhet që ta sabotojmë veten. Sezoni turistik do të jetë i lehtësuar.”