Meta: Basha, politikan evropian! Rama, tipik lindor

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi se kryeministri Edi Ra,a nuk ndërton dot raporte partneriteti me të tjerët dhe se raportet e tij janë vetëm me pushtetin.

I ftuar në emisionin ”Çim Peka Live”, Meta e cilësoi kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, një politikan evropian, ndërsa Ramën tipik lindor.

Ndër të tjera, Meta tha se çkapja e shtetit dhe e Reformës në Drejtësi do të ndodhi në 25 prill.

Ilir Meta: ”Jo nuk e shqetëson sepse personalitet i zotit Basha është një personalitet i një politikani në Bashkimin Europian. Zoti Rama, si një politikan tipik i modelit lindor autoritar, i stilit bizantin, i cili përmbysur gjithë rregullat e lojës.

Më 25 prill, askush nuk do ketë shans të tjetërsojë vullnetin e popullit. Qytetarët shqiptarë nuk do të lejojnë që vendi i tyre te shkoje ne greminë, shqiptarët me zgjedhjet e 25 prillit, do bëjnë ‘restart’ të demokracisë dhe të vendit të tyre.

Zbatimi i Reformës në Drejtësi, është kthyer në ‘Ramaformë’. Çdo ndryshim i Reformës do ndodhi në Parlament dhe me partnerët tanë ndërkombëtare dhe derisa të ndodhi kjo do zbatohet legjislacioni aktual. Çkapja e shtetit dhe e Reformës në Drejtësi do të ndodhi në 25 prill, kjo është e padiskutueshme.”