Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Pse në Kinë po vaksinohen shumë pak njerëz?

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Pse në Kinë po vaksinohen shumë pak njerëz?

Nëse në Evropë fushata e vaksinimit është ngadalësuar kryesisht për shkak të mungesës së vaksinave (si dhe nga organizimi i dobët dhe alarmet shëndetësore), në botë ekziston një vend që prodhon vaksina me bollëk, por që është ende shumë prapa me vaksinimet:Kina, që ndonëse është në krye të renditjes për dozat e prodhuara nga vaksinat e saj, ka vaksinuar më pak njerëz sesa për shembull Shtetet e Bashkuara (e dyta në renditje për dozat e prodhuara).

Përqindjet dhe popullsia

Duhet theksuar se është një vend me thuajse 1.4 miliardë njerëz. Sigurisht nuk është i krahasueshëm me Italinë apo me ndonjë vend tjetër evropian, madje as me Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë vetëm 330 milion banorë.

Por edhe duke pasur parasysh këtë ndryshim thelbësor, Kina duket se mbetet shumë prapa rivalit të saj perëndimor. Nëse flasim për doza vaksine të administruara, Shtetet e Bashkuara kishin realizuar deri më 14 mars107 milion; ndërsa deri më 20 mars Kina ishte në kuotën 70 milionë.

E analizuar kjo në raport me numrin e popullsinë, hendeku është edhe më i theksuar. Sipas OurWorld In Data, deri më 25 mars në Kinë ishin administruar më shumë se 6 doza për 100 njerëz, krahasuar me pothuajse 40 doza për 100 njerëz në Shtetet e Bashkuara (doza që nuk korrespondojnë domosdoshmërisht me numrin e përgjithshëm të të vaksinuarve, pasi disa vaksina kërkojnë 2 doza).

Po përse fushata e vaksinimit në Kinë po ecën me ritme kaq të ngadalta?Sipas “The Economist”, fushata e vaksinimit nuk është e tillë për shkak të rezistencës së kinezëve ndaj vaksinës. Përkundrazi, të dhënat tregojnë se 85 për qind e popullsisë është në favor të vaksinimit anti-Covid.

Pëkundrazi, një rol të rëndësishëm luan e ashtuquajtura diplomaci e vaksinave. Siç shpjegon “The Economist”, presidenti kinez Xi Jinping deklaroi majin e vitit të kaluar se vaksinat kineze do të ishin “një e mirë publike globale”. Kompanitë prodhuese kineze kanë nënshkruar kontrata me mbi 12 shtete të huaja për të eksportuar gjysmë miliardë doza, teksa qeveria kineze është zotuar t’i sigurojë ndihmë 53 vendeve për procesin e vaksinimit.

Diplomacia e vaksinave

Ky altruizëm i dukshëm, shpjegon gazeta britanike, është në fakt rezultat i një  veprimi. Qeveria kineze i kreu testet e Fazës III të vaksinave të saj në disa vende (përfshirë Brazilin, Indonezinë, Pakistanin dhe Perunë), duke premtuar në këmbim furnizimin me përparësi me dozat e këtyre vaksinave.

Dhe kjo, për shkak se duke zhdukur pothuajse fare koronavirusin në vend, Kina nuk kishte mundësi të kryente teste në vend, pasi shanset për t’u infektuar me Covid-19 – dhe për të verifikuar kësisoj edhe efektivitetin e vaksinës – ishin (dhe janë ende) minimale.

Asnjë lloj nxitimi

Fakti që Covid-19 është thuajse çrrënjosur në Kinë, na çon tek argumenti i fundit:mungesa e urgjencës. Ndryshe nga bota perëndimore, ku qeveritë janë në luftë kundër kohës për të ndaluar përhapjen e SARS-CoV-2, në Kinë virusi është vendosur prej kohësh nën kontroll.

Në gjithë vendin ka pak më shumë se 160 raste aktive, ndaj popullata nuk ngutet të vaksinohet. Dhe megjithëse populli kinez nuk është kundër vaksinës, 1 në 3 qytetarë nuk e ndjen urgjencën për t’u vaksinuar pasi ata nuk e perceptojnë më kërcënimin nga Covid-19.

Sa më shumë që një vend është i rrezikuar, aq më shumë vaksina shihet si ilaçi shpëtimtar. Gjithsesi, duhet të kemi parasysh se që të kthehemi në normalitetin e dëshiruar, nuk mund të shihet vetëm oborri i shtëpisë. Pasi me këtë ritëm pjesa tjetër e botës do të arrijë imunitetin para Kinës, e cila do të mbetet e mbyllur në “kafazin e saj të artë”, dhe do të duhet të bindë qytetarët e saj se kështu nuk mund të vazhdohet më.

Ndërkohë Republika Popullore e Kinës, synon të vaksinojë 40 për qind të popullsisë deri në fund të korrikut 2021. Mbetet të shohim gjatë muajve të ardhshëm nëse do të mund ta arrijë këtë synim ambicioz.

Burimi i lajmit: https://www.focus.it/scienza/salute/cina-vaccinazioni-a-rilento

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: COVID-19kinevaksinim

TË LIDHURA

Të shtëna me armë zjarri në Universitetin e Virxhinias, dy të plagosur, policia ekzekuton autorin
Bota

Të shtëna me armë zjarri në Universitetin e Virxhinias, dy të plagosur, policia ekzekuton autorin

17:45 | 12/03/2026
Aeroplanmbajtësja amerikane përfshihet nga flakët, 2 të plagosur
Bota

Aeroplanmbajtësja amerikane përfshihet nga flakët, 2 të plagosur

17:33 | 12/03/2026
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit, Ilir Meta mbetet në burg
Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit, Ilir Meta mbetet në burg

17:18 | 12/03/2026
Next Post
”Mblidhet shuma për operacionin”/ Arbër Hajdari jep lajmin e mirë për Noemin

''Mblidhet shuma për operacionin''/ Arbër Hajdari jep lajmin e mirë për Noemin

Çmendet Çelsi, ofron 90 milion euro për Erling Haland

E ardhmja e Erling Haland? Babai dhe agjenti i tij mbërrijnë në Spanjë (Video)

‘U dëmtua nga tërmeti’/ Hajdari: Familja Plaku në Kavajë bëhet me shtëpi të re

'U dëmtua nga tërmeti'/ Hajdari: Familja Plaku në Kavajë bëhet me shtëpi të re







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri në Universitetin e Virxhinias, dy të plagosur, policia ekzekuton autorin
Bota

Të shtëna me armë zjarri në Universitetin e Virxhinias, dy të plagosur, policia ekzekuton autorin

by mirseda
17:45 | 12/03/2026
0

Të paktën dy persona mbetën të plagosur pas një incidenti me armë zjarri në Universitetin e Virxhinias...

Aeroplanmbajtësja amerikane përfshihet nga flakët, 2 të plagosur

Aeroplanmbajtësja amerikane përfshihet nga flakët, 2 të plagosur

17:33 | 12/03/2026
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit, Ilir Meta mbetet në burg

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit, Ilir Meta mbetet në burg

17:18 | 12/03/2026
Zyrtarët izraelitë: Testi i suksesit të luftës me Iranin është uraniumi

Zyrtarët izraelitë: Testi i suksesit të luftës me Iranin është uraniumi

16:54 | 12/03/2026
A do të lejohet kombëtarja iraniane në Kupën e Botës, Trump: Janë të mirëpritur

A do të lejohet kombëtarja iraniane në Kupën e Botës, Trump: Janë të mirëpritur

16:51 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com